Florentino Pérez do të vazhdojë të jetë president i Real Madrid. Sipas exit poll-it të publikuar nga El Chiringuito TV, ai ka fituar bindshëm zgjedhjet presidenciale me 64.1% të votave.
Me këtë rezultat, 79-vjeçari pritet të qëndrojë në krye të klubit madrilen të paktën deri në vitin 2030, duke zgjatur edhe më tej një nga periudhat më të suksesshme në historinë e Real Madrid.
Tani vëmendja e tifozëve është përqendruar te stoli, pasi Florentino kishte premtuar rikthimin e José Mourinho në rast rizgjedhjeje. Portugezi shihet si emri që mund të hapë një cikël të ri sportiv në “Santiago Bernabéu”.
Pérez ka qenë një nga figurat më me ndikim në futbollin botëror, ndërsa gjatë drejtimit të tij Real Madrid ka fituar trofe të shumtë, përfshirë La Liga, Kupën e Mbretit dhe Champions League.
Zyrtarizimi i Mourinho tani pritet të jetë një nga lëvizjet e para të mëdha të mandatit të ri të Florentino.











