Shpati Kamberaj, 37-vjeçari nga fshati Sevaster, Vlorë, është vetëplagosur mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:30.
Kamberaj është vetëplagosur me armë gjahu tip çifte.
Si pasojë e të shtënës, i është shkaktuar plagë në kofshë dhe pjesërisht në pjesën e ijës nga saçmat, por fatmirësisht pa i prekur arterien kryesore.
Siç raportohet 37-vjeçari ka qenë duke pastruar armën e gjahut.











