• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 1 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Nuk po ndërtohet në Vjosë”, Rama flet për projektin në Zvërnec: Kompania që vendosi gardhin skandaloz me gjemba do të paguajë një gjobë të majme

1 Qershor, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur lidhur me projektin në zonën e Zvërnecit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rama tha se zona e mbrojtur nuk do të preket. Ai u ndal edhe te procedurat e ndjekura nga investitorët dhe institucionet shqiptare, duke deklaruar se projekti fillestar nuk është miratuar në formën e paraqitur dhe se ka kaluar disa faza rishikimi nga institucionet përgjegjëse. Sipas tij, Këshilli Kombëtar i Territorit ka vendosur kufizime dhe kushte për zhvillimin e mëtejshëm, përfshirë mbrojtjen e lagunës dhe ndërtimin vetëm në prona private me titull pronësie.

Rama shtoi gjithashtu se projekti aktual është i rikonceptuar dhe se elementë të caktuar, si marina, janë hequr nga versionet e mëparshme, ndërsa zhvillimi do të vijojë vetëm në përputhje me kushtet e vendosura nga institucionet.

Lexo edhe:

“Pishë Poro nuk është një zonë e mbrojtur e kategorisë së parë”, Rama: Ligji lejon zhvillimin e aktivitetit ekonomik

“Nuk do t’iu tradhtoj kurrë”, Rama tregon të vërtetat për Zvërnecin: Administrata shqiptare ka mbrojtur interesat e vendit

Rama: Peizazhi i mbrojtur Pishë Poro–Nartë deri në vitin 2020 quhej Vjosë–Nartë. Nuk po ndërtohet në Vjosë, nuk po shkatërrohet grykëderdhja e Vjosës. Zona e këtij projekti nuk ka lidhje me zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Vjosës. Zona e Vjosës ka nivelin më të lartë të mbrojtjes dhe aty nuk mund të bëhen resorte.

Vijmë pak te procesi që kanë ndjekur investitorët dhe si është qasur administrata shqiptare. Ata u paraqitën në Shqipëri në vitin 2023, pastaj vazhduan me shtetin bisedimet për Sazanin dhe vazhduan me privatët punët e tyre. Projekti nuk u miratua në formën e paraqitur fillimisht. Aplikimin e parë e kanë bërë pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit në datën 10.09.2024, thuajse dy vjet më parë.

Në mbledhjen e datës 25.09.2024, KKT e ka rrëzuar projektin dhe ka kërkuar që të zvogëlohet intensiteti i ndërtimit dhe të sigurohet ruajtja e lagunës. Janë të shkruara këto.

Sot që flasim nuk ka asnjë projekt të miratuar, nuk ekziston. Çfarë shihni nëpër filmat që i prodhojnë ata që duan t’ju nxisin, janë të krijuara si “ëalk and dog”.

Leja e masterplanit ka përcaktuar zonën zhvillimore, parametrat teknikë dhe urbanistikë. Pasi u refuzua projekti, investitorët kanë angazhuar 5 studio ndërkombëtare nga më të mirat në botë. Nuk e kemi të paraqitur akoma studimin mjedisor.

Lufta zhvillohet sot për sot vetëm me një gjë konkrete: me një gardh të shëmtuar skandaloz me tela me gjemba, për të cilin kompania që ka marrë përsipër ta bëjë gardhin do të paguajë një gjobë të majme. Për dhunën, ajo kompania tjetër nuk do të punojë më në Republikën e Shqipërisë.

Në mars 2026 është paraqitur një projekt krejt tjetër, i rikonceptuar me një qasje tërësisht ndryshe, projektuesh, zhvillimore dhe mjedisore. Këshilli Kombëtar i Territorit nuk e ka miratuar të gjithin ashtu siç është paraqitur, por ka vendosur kushte dhe kufizime për vijimin e projektit.

Projekti do të zhvillohet vetëm në prona private me titull pronësie në kadastër dhe në asnjë pronë tjetër. Është e shkruar. Laguna nuk preket. Është e shkruar. Dhe zhvillimi nuk mund të përfshijë marinë. Është e shkruar. Kishte marinë në versionin e parë dhe të dytin, u hoq. Për marinën është kërkuar që të hartohet më pas një projekt i detajuar dhe vetëm pasi të jetë parë projekti tjetër në tërësi.

Nga Kategoria

Aktualitet

“Pishë Poro nuk është një zonë e mbrojtur e kategorisë së parë”, Rama: Ligji lejon zhvillimin e aktivitetit ekonomik

1 Qershor, 2026
Aktualitet

“Nuk do t’iu tradhtoj kurrë”, Rama tregon të vërtetat për Zvërnecin: Administrata shqiptare ka mbrojtur interesat e vendit

1 Qershor, 2026
Aktualitet

Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë të parë kam menduar dorëheqjen

1 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Nuk po ndërtohet në Vjosë”, Rama flet për projektin në Zvërnec: Kompania që vendosi gardhin skandaloz me gjemba do të paguajë një gjobë të majme

1 Qershor, 2026

“Pishë Poro nuk është një zonë e mbrojtur e kategorisë së parë”, Rama: Ligji lejon zhvillimin e aktivitetit ekonomik

1 Qershor, 2026

“Nuk do t’iu tradhtoj kurrë”, Rama tregon të vërtetat për Zvërnecin: Administrata shqiptare ka mbrojtur interesat e vendit

1 Qershor, 2026

Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë të parë kam menduar dorëheqjen

1 Qershor, 2026

“Më tregoni me gisht si prurësin e një fatkeqësie të madhe”, Rama: Sot nuk është më Shqipëria ku nuk afrohej asnjë investitor, por vendi ku duan të vijnë të gjithë

1 Qershor, 2026

Rama reagon për ngjarjet në Zvërnec: Ata që morën zvarrë protestuesin duhet të ishin arrestuar aty

1 Qershor, 2026

Dyshimet për tjetërsim pronash në Zvërnec, kush është Redi Struga ndaj të cilit SPAK urdhëroi kontrolle! ‘Albanian Land Development’, urë lidhëse me vëllezërit miliarderë nga Katari

1 Qershor, 2026

SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, Teherani kundërpërgjigjet, rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit

1 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.