• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 31 Maj, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Reagon “Zvërnec South Adriatic Development”: Ndërpresim menjëherë kontratën me kompaninë e sigurisë

31 Maj, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Pas tensioneve të regjistruara gjatë ditës së djeshme në Zvërnec mes protestuesve dhe përfaqësuesve të projektit, ka reaguar zyrtarisht kompania “Zvërnec South Adriatic Development”.

Në një deklaratë për shtyp, kompania bën të ditur se firma e sigurisë ishte kontraktuar për garantimin e sigurisë së zonës, e cila është pronë private, dhe dispononte të gjitha licencat e nevojshme për ushtrimin e aktivitetit të saj. Megjithatë, pas shqyrtimit të materialeve filmike, kompania e konsideron të papranueshme sjelljen e efektivëve të sigurisë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

REAGIMI:


Lexo edhe:

Protesta në Zvërnec – Arrestohet punonjësi i sigurisë që goditi qytetarin, në hetim gjithë zinxhiri komandues i Policisë së Vlorës

Kaos në Paris pas triumfit të PSG në Champions League/ Arrestohen 416 persona, 7 policë të lënduar

Pasi kemi shqyrtuar me përgjegjësi të plotë materialet e bëra publike mbi sjelljen e pajustifikueshme të shoqërisë së sigurisë, kompania “Zvërnec South Adriatic Development” njofton shtypin dhe opinionin publik si më poshtë:


Për të garantuar sigurinë e zonës zhvillimore, që është tërësisht pronë private, ishte kontraktuar një kompani sigurie e pajisur me lejet dhe licencat përkatëse nga institucionet shtetërore dhe me përvojë në këtë fushë.
Por ekzaminimi i materialeve e bën absolutisht të papranueshme vazhdimin e marrëdhënies kontraktuale me këtë shoqëri. Në asnjë moment, kompania e kontraktuar e sigurisë nuk ka pasur instruksione nga ana jonë për të vepruar në kundërshtim me autorizimet ligjore dhe në cenim të të drejtave të garantuara për qytetarët shqiptarë.


Ndërhyrja ndaj një qytetari që ishte në të drejtën e tij të plotë për të protestuar jashtë kufirit të pronës, dhe tërheqja e tij brenda saj për të ushtruar forcë, nuk është vetëm e papranueshme moralisht, por edhe e dënueshme penalisht. Për këtë arsye kemi ndërprerë me efekt të menjëhershëm marrëdhënien kontraktuale me shoqërinë e sigurisë.
Kërkojmë ndjesë për këtë incident të panevojshëm dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente të kryejnë një hetim të plotë e të paanshëm të ngjarjes dhe të ndëshkojnë sipas ligjit personat përgjegjës.

“Zvërnec South Adriatic Development” qëndron në dispozicion të plotë ndaj autoriteteve dhe të gjitha palëve të tjera të interesuara, me gatishmëri dhe transparencë të plotë.
Ritheksojmë se marrëdhënia me komunitetin është thelbësore për investitorët dhe mbetemi të angazhuar të bashkëpunojmë me të gjithë banorët e zonës.

Në javët në vijim do të shtojmë përpjekjet tona për një komunikim më thelbësor me komunitetin e respektuar të zonës.


Po ashtu shprehim keqardhjen që episodi i shëmtuar i djeshëm po shfrytëzohet për të qarkulluar në rrjetet sociale pamje tërësisht të fabrikuara të projektit, me qëllim nxitjen e idesë së gabuar se zhvillimi do të shkatërrojë natyrën.


Vlera ndërkombëtare e projektit qëndron pikërisht në përkushtimin maksimal për të harmonizuar projektin me natyrën, sipas standardeve më të larta të aplikuara ndonjëherë, në mbrojtje të ekosistemeve të veçanta të zonës, si vlerë e padiskutueshme e trashëgimisë natyrore të Shqipërisë.
Projekti final do t’i prezantohet në kohën e duhur publikut si dëshmi përtej çdo dyshimi e një shembulli të shkëlqyer të harmonisë me natyrën.

Nga Kategoria

Kryesore

Protesta në Zvërnec – Arrestohet punonjësi i sigurisë që goditi qytetarin, në hetim gjithë zinxhiri komandues i Policisë së Vlorës

31 Maj, 2026
Bota

Kaos në Paris pas triumfit të PSG në Champions League/ Arrestohen 416 persona, 7 policë të lënduar

31 Maj, 2026
Aktualitet

Investim Rekord në Zvërnec: 4 Miliardë Euro për ta Shndërruar Vlorën në Perlën e Re të Mesdheut

30 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Reagon “Zvërnec South Adriatic Development”: Ndërpresim menjëherë kontratën me kompaninë e sigurisë

31 Maj, 2026

Pasi e la LIVE në Ferma VIP, Vanesa flet për herë të parë: Indrin unë e besoj që ka pasur pëlqim

31 Maj, 2026

Protesta në Zvërnec – Arrestohet punonjësi i sigurisë që goditi qytetarin, në hetim gjithë zinxhiri komandues i Policisë së Vlorës

31 Maj, 2026

Kaos në Paris pas triumfit të PSG në Champions League/ Arrestohen 416 persona, 7 policë të lënduar

31 Maj, 2026

Parisi shpallet kampion i Evropës për të dytin vit radhazi

30 Maj, 2026

Investim Rekord në Zvërnec: 4 Miliardë Euro për ta Shndërruar Vlorën në Perlën e Re të Mesdheut

30 Maj, 2026

Formacionet zyrtare të finales së Champions League, Arteta befason ndaj PSG

30 Maj, 2026

Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: U vonova pasi kandidaturat janë të shkëlqyera

30 Maj, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.