• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 19 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Kapen 60 kg kanabis, Antidroga e Tiranës arreston dy shtetas

23 Janar, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Antidroga e Tiranës ka finalizuar operacionin “Interruption 2” ku janë kapur dhe sekuestruar 6 thasë me kanabis. Si dhe kanë rënë në pranga 2 shtetas, 35 vjeçari Kujtim Ukaj nga Kruja dhe 26 vjeçari Abdurrahman Rizvani nga Mati.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Arrestimi i dy të rinjve u bë në flagrancë në në Luz, Fushë Krujë ku po transportonin thasët me kanabis, në total 60 kilogramë.

Kujtim Ukaj ishte shofer në automjetin ku po mbahej kanabisi, ndërsa Rizvani po monitoronte rrugën për prezencë të Policisë. Ndërkohë u shpall në kërkim një 28-vjeçar, S. D., i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Lexo edhe:

“Prania Besnike”/ Rama zbardh shifrat dhe vendos objektivat e radhës, çfarë u kërkoi drejtuesve

Vranësira dhe reshje të dobëta në verilindje e lindje, ja moti për ditën e sotme

Njoftimi i plotë i policisë:

DVP Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet pas një hetimi disamujor, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Interruption 2”.

Sekuestrohen 6 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa (gjithsej 60 kilogramë). 

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas (njëri prej tyre transportonte me automjet, lëndën narkotike, ndërsa tjetri monitoronte rrugën ku do kalonte ky automjet).

Shpallet në kërkim një 28-vjeçar, i dyshuar bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Interruption 2”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. U., 35 vjeç, banues në Krujë dhe A. R., 26 vjeç, banues në Mat.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se këta shtetas po transportonin një sasi lënde narkotike, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në Luz, Fushë Krujë, automjetet me të cilat po qarkullonin këta shtetas.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin K. U., në pjesën e pasme, shërbimet e Policisë kanë gjetur 6 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë. Automjeti tjetër drejtohej nga shtetasi A. R., i cili kontrollonte rrugën dhe njoftonte shtetasin K. U., nëse kishte prezencë të Policisë.

Në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim shtetasi S. D., 28 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet, 2 celularë dhe një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Tags: antidrogatirane

Nga Kategoria

Kryesore

“Prania Besnike”/ Rama zbardh shifrat dhe vendos objektivat e radhës, çfarë u kërkoi drejtuesve

19 Shtator, 2026
Aktualitet

Vranësira dhe reshje të dobëta në verilindje e lindje, ja moti për ditën e sotme

19 Shtator, 2026
Kosova

Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së në Hagë, qytetarët ngrihen në protestë në Prishtinë

18 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Prania Besnike”/ Rama zbardh shifrat dhe vendos objektivat e radhës, çfarë u kërkoi drejtuesve

19 Shtator, 2026

Vranësira dhe reshje të dobëta në verilindje e lindje, ja moti për ditën e sotme

19 Shtator, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare legjenda e Interit dhe e kombëtares italiane

19 Shtator, 2026

Bayern shkatërron Union Berlin 7-0, Olise me tripletë dhe Kane vazhdon të thyejë rekorde

19 Shtator, 2026

Brentford turpëron Chelsea 3-0, Xabi Alonso në qendër të kritikave pas një tjetër paraqitjeje zhgënjyese

19 Shtator, 2026

Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së në Hagë, qytetarët ngrihen në protestë në Prishtinë

18 Shtator, 2026

Skandali! U emërua ministre e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu ka punimin e diplomës plagjiaturë

18 Shtator, 2026

Interpol lançon një mjet të ri për të gjurmuar paratë dhe pasuritë e vjedhura

18 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.