• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 22 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin dhe lë në burg Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn

30 Maj, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme ndaj tyre.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Vendimi është marrë në dhomë këshillimi nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Genti Shala.

Mario Çela, vëllai i të shumëkërkuarit Suel Çela, u arrestua në Belgjikë me urdhër të SPAK dhe më pas u ekstradua në Shqipëri. Ai përballet me akuza për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje dhe korrupsion aktiv në sektorin privat.

Lexo edhe:

Zelensky dëgjon protestuesit, shkarkon shefin e ushtrisë

Balla publikon dokumentin: Vendimin për aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Berisha

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Mario Çela ka pasur rol drejtues në koordinimin e aktiviteteve të grupit kriminal që lidhet me vëllain e tij, duke përfshirë trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike, veprimtari korruptive, pastrim parash dhe ngjarje të rënda kriminale.

Ndërkohë, Sergej Hasanpapaj u ekstradua nga Belgjika në muajin shkurt dhe akuzohet për përfshirje në vrasjen e Bledar Muçës, ngjarje e ndodhur në vitin 2022 në Belgjikë. Ai ishte arrestuar nga autoritetet belge po atë vit dhe konsiderohet një personazh i njohur në dosjet kriminale të Elbasanit.

Hasanpapaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në vitin 2024 ndaj tij ishte caktuar masa “arrest në burg” për veprat penale të vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë, kryer në kuadër të organizatës kriminale, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Të dy janë pjesë e procesit gjyqësor që po zhvillohet në GJKKO ndaj 21 të pandehurve të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal të Suel Çelës.

Sipas SPAK, grupi dyshohet se ka organizuar disa operacione të trafikimit ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës. Hetimet përfshijnë një rast të tentativës për trafikimin e rreth 930 kilogramëve kokainë nga Ekuadori drejt Europës në fund të vitit 2020, si dhe një tjetër episod me 466 kilogramë kokainë të destinuar për në Holandë në janar të vitit 2021.

Nga Kategoria

Bota

Zelensky dëgjon protestuesit, shkarkon shefin e ushtrisë

21 Korrik, 2026
Aktualitet

Balla publikon dokumentin: Vendimin për aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Berisha

21 Korrik, 2026
Aktualitet

Një stuhi e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhet

21 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zelensky dëgjon protestuesit, shkarkon shefin e ushtrisë

21 Korrik, 2026

Balla publikon dokumentin: Vendimin për aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Berisha

21 Korrik, 2026

Një stuhi e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhet

21 Korrik, 2026

Stuhia godet Vlorën, erë dhe shi i fortë në qytetin bregdetar

21 Korrik, 2026

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

21 Korrik, 2026

Italia sekuestron rreth 800 kilogramë kokainë, shumica e paketimeve ishin me flamur të Serbisë

21 Korrik, 2026

U rrëzua në ballkonin e banesës nga era e fortë, humb jetën 61-vjeçari në Kosovë

21 Korrik, 2026

Albulena Haxhiu dekretoi lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë, BE: Nuk është në përputhje me ligjin!

21 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.