Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 21 majit në lagjen ‘Rus’ në Shkodër, ndërsa ende nuk dihet se kush është autori i saj.
Mësohet se Haderi ka marrë plagë në kokë e trup, dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Informacion paraprak-Rreth orës 21:30, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. H., me detyrë drejtor i AKU-së Shkodër, i cili ka deklaruar se në lagjen “Fahri Ramadani” është goditur me sende të forta nga një shtetas ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.”- njoftoi policia.











