• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE, Qeveria: Vendimi vlerëson ecurinë e negociatave dhe luftën kundër krimit e korrupsionit

22 Maj, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Në 26 maj në Bruksel do të zhvillohet konferenca e 8-ë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pas këtij vendimi të marrë nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (COREPER), Shqipëria hyn në një fazë të re të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian (fazës së mbylljes së negociatave).

Qeveria shqiptare e ka cilësuar vendimin e marrë sot si një moment të rëndësishëm për ecurinë e negociatave me Bashkimin Europian.

Lexo edhe:

Rrihet përsëri gazetari Elton Tozaj: Do ta paguajë kush ma bëri

Rama mbledh Asamblenë e PS javën tjetër, mes protestave dhe çështjes Veliaj

Sipas Qeverisë, vendimi i sotëm konfirmon progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë në përmbushjen e prioriteteve kyçe në procesin e negociatave për anëtarësim, forcim të shtetit të së drejtës dhe konsolidimit të institucioneve demokratike.

“Ky vendim përbën një moment të rëndësishëm në ecurinë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe konfirmon progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë në përmbushjen e prioriteteve kyçe të procesit të negociatave për anëtarësim, të shtetit të së drejtës dhe konsolidimit të institucioneve demokratike”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Qeverisë.


Po ashtu, sipas Qeverisë, ky vendim vlerëson ‘progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi, si dhe në funksionimin e pavarur, efikas e integritetin e institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve të pavarura, si dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjithashtu, ky vendim vlerëson progresin në fushën e të drejtave të njeriut, përfshirë lirinë e shprehjes dhe të medias, të drejtën e pronës, respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare, barazinë dhe mosdiskriminimin, në përputhje me standardet dhe vlerat themelore të Bashkimit Evropian.’

Njoftimi i Qeverisë:

Shqipëria hyn në fazën e re të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Evropian, që do të mbahet në Bruksel më 26 Maj 2026, i hap rrugën fazës së mbylljes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije vendimin e miratuar sot nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (COREPER) për mbajtjen e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Evropian,

Sipas këtij vendimi konfirmohet plotësimi i Kushteve të Ndërmjetme në Grupkapitullin i “Themelorët”, si dhe përcaktohen Kushtet për Mbylljen e negociatave për anëtarësim, për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.

Mbajtja e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare hap zyrtarisht rrugën për futjen e Shqipërisë në fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ky vendim përbën një moment të rëndësishëm në ecurinë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe konfirmon progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë në përmbushjen e prioriteteve kyçe të procesit të negociatave për anëtarësim, të shtetit të së drejtës dhe konsolidimit të institucioneve demokratike.

Ky vendim vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi, si dhe në funksionimin e pavarur, efikas e integritetin e institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve të pavarura, si dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu, ky vendim vlerëson progresin në fushën e të drejtave të njeriut, përfshirë lirinë e shprehjes dhe të medias, të drejtën e pronës, respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare, barazinë dhe mosdiskriminimin, në përputhje me standardet dhe vlerat themelore të Bashkimit Evropian.

Vendimi i sotëm rikonfirmon mbështetjen e Bashkimit Evropian për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe vlerëson angazhimin e institucioneve shqiptare në zbatimin e reformave transformuese, për forcimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin demokratik dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror.

Shqipëria, e mbështetur në progresin e deritanishëm dhe e udhëhequr nga një vizion i qartë evropian, mbetet e vendosur të thellojë reformat dhe rezultatet në fushën e gjyqësorit dhe të drejtave themelore, drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, prokurimit publik, statistikave dhe kontrollit financiar, të Grupkapitullit I “Themelorët” dhe më gjerë, dhe të ecë me ritëm të qëndrueshëm në plotësimin e kritereve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, brenda kësaj dekade.

Ky është Projekti Madhor Kombëtar i Transformimit Evropian të Shqipërisë.

Nga Kategoria

Lajme

Rrihet përsëri gazetari Elton Tozaj: Do ta paguajë kush ma bëri

5 Nëntor, 2026
Aktualitet

Rama mbledh Asamblenë e PS javën tjetër, mes protestave dhe çështjes Veliaj

5 Nëntor, 2026
Ekstra

A e dini se? Miu i vogël i grurit fle mes luleve kur lodhet

5 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Egnatia ndalet në Rumani, vjen humbja e parë në Ligën e Konferencës

6 Nëntor, 2026

Gjendet prova më e hershme e përdorimit të kanabisit për efektet psikoaktive në një varr 2.800-vjeçar në Siberi

5 Nëntor, 2026

Republikanët kthehen kundër Pete Hegseth pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e mesmandatit

5 Nëntor, 2026

Të paktën 27 fluturime në Europë shënjestër e kërcënimeve me bombë, autoritetet dyshojnë për sulme hibride

5 Nëntor, 2026

Vijojnë bombardimet në frontin lindor të Ukrainës, 7 të vrarë dhe 14 të plagosur nga sulmi ndaj dy autobusëve

5 Nëntor, 2026

Presidenti i Paraguait jep dorëheqjen pas kolapsit të bankës digjitale, protestat përfshijnë vendin

5 Nëntor, 2026

“Një histori bukur amerikane”: Fitorja historike e Abdul El-Sayed frymëzon komunitetin mysliman në SHBA

5 Nëntor, 2026

Zbulohen pesë plantacione kanabis në Gjermani, goditet banda shqiptare

5 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.