Ish-Presidenti i Ilir Meta ka deklaruar se është i pafajshëm dhe se nuk mund të mbajë përgjegjësi ligjore për bashkëpunëtorët e tij, duke theksuar se përgjegjësia penale është individuale.
Në një intervistë ekskluzive nga qelia e paraburgimit për “A2 CNN”, Meta u shpreh se mban përgjegjësi vetëm për veprimet e tij personale dhe se askush tjetër nuk mund t’i atribuohet atij juridikisht.
“Unë jam i pafajshëm, jo thjesht se e deklaroj. Më thoni një faj timin, një episod, një akuzë dhe t’u jap përgjigje. Nuk ndaj asnjë mendim unë lidhur me përgjegjësinë ligjore, penale, as për fëmijët e mi, as për prindërit e mi, për askënd, vetëm për Ilir Metën. Sepse mund t’ua sqaroj avokati, përgjegjësia penale është individuale”.











