• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Mbrojtja e territorit prioritet”, ministri Lamallari: Masa të shtuara për sezonin turistik! Luftë kundër kultivimit të kanabisit

20 Maj, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, në një konferencë për media ka prezantuar prioritetet dhe masat konkrete për garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik, forcimin e kontrollit mbi territorin si dhe rritjen e efikasitetit të institucioneve ligjzbatuese.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Duke iu referuar operacioneve të fundit, ministri tha se gjatë vizitës në Sarandë janë evidentuar raste të dyshuara paligjshmërie, ku janë përfshirë edhe punonjës të policisë në veprimtari kriminale.

“Jeni në dijeni për vizitën time në Sarandë, ku nga hetimet paraprake u bë e mundur goditja e një rasti të dyshuar paligjshmërie, ku punonjës policie bëhen palë me krimin”, u shpreh Lamallari, duke theksuar se bregdeti nga veriu në jug është një pasuri kombëtare që duhet mbrojtur.

Lexo edhe:

Mbi 600 mijë protestues në rrugët e Francës, pesë sindikata bashkohen në një ditë kombëtare aksioni

Rrihet përsëri gazetari Elton Tozaj: Do ta paguajë kush ma bëri

Ai shtoi se do të ketë hetim të thelluar për rastet e konstatuara dhe paralajmëroi se institucionet do të veprojnë pa tolerancë ndaj shkeljeve.

“Mesazh për këdo tjetër: llogaritë duhet t’i bëjë mirë. Nuk do të tolerohet asnjë rast”, theksoi ministri, duke vënë në dukje edhe intensifikimin e masave nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për goditjen e ndërtimeve pa leje dhe krimeve mjedisore.

Duke folur për sezonin turistik, Lamallari tha se janë marrë masa të shtuara për garantimin e sigurisë së pushuesve, përmes rritjes së pranisë policore në zonat bregdetare dhe malore.

“Kemi parë nga viti në vit fluks të pushuesve. Policia e Shtetit dhe strukturat e tjera kanë marrë masat për garantimin e sigurisë dhe mikpritjes në territor. Do të ketë patrullime të veçanta dhe 12-orëshe”, u shpreh ai.

Ministri shtoi se po forcohet edhe funksionimi i Policisë Detare dhe Kufitare, me fokus të veçantë sigurinë në plazhe dhe zonat turistike, ndërsa vlerësoi rritjen e kapaciteteve policore në përgjithësi.

Një tjetër masë e përmendur ishte bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën kundër kultivimit të kanabisit, ku sipas Lamallarit do të përdoren edhe mjete ajrore për monitorim në kohë reale.

“Do të kemi përdorimin edhe të një avioni, i cili do të përcjellë në kohë reale koordinatat e sakta”, tha ai, duke theksuar bashkëpunimin me autoritetet italiane.

Në fund, ministri ndaloi edhe te masat për sigurinë në shkolla, duke deklaruar se Policia e Shtetit është në gatishmëri dhe po zbatohen kontrolle të posaçme dhe programe ndërgjegjësimi për të rinjtë.

“Është bërë me dije edhe më herët, janë planifikuar dhe po zbatohen masa të posaçme për incidentet në shkolla. Policia e Shtetit është në alert”, përfundoi Lamallari.

Nga Kategoria

Bota

Mbi 600 mijë protestues në rrugët e Francës, pesë sindikata bashkohen në një ditë kombëtare aksioni

5 Nëntor, 2026
Lajme

Rrihet përsëri gazetari Elton Tozaj: Do ta paguajë kush ma bëri

5 Nëntor, 2026
Aktualitet

Rama mbledh Asamblenë e PS javën tjetër, mes protestave dhe çështjes Veliaj

5 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Egnatia ndalet në Rumani, vjen humbja e parë në Ligën e Konferencës

6 Nëntor, 2026

Gjendet prova më e hershme e përdorimit të kanabisit për efektet psikoaktive në një varr 2.800-vjeçar në Siberi

5 Nëntor, 2026

Republikanët kthehen kundër Pete Hegseth pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e mesmandatit

5 Nëntor, 2026

Të paktën 27 fluturime në Europë shënjestër e kërcënimeve me bombë, autoritetet dyshojnë për sulme hibride

5 Nëntor, 2026

Vijojnë bombardimet në frontin lindor të Ukrainës, 7 të vrarë dhe 14 të plagosur nga sulmi ndaj dy autobusëve

5 Nëntor, 2026

Presidenti i Paraguait jep dorëheqjen pas kolapsit të bankës digjitale, protestat përfshijnë vendin

5 Nëntor, 2026

“Një histori bukur amerikane”: Fitorja historike e Abdul El-Sayed frymëzon komunitetin mysliman në SHBA

5 Nëntor, 2026

Zbulohen pesë plantacione kanabis në Gjermani, goditet banda shqiptare

5 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.