Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, Klodjan Braho, dhe drejtuesi i Seksionit Kundër Korrupsionit, Vladimir Mara, kanë marrë pjesë në Forumin e Tretë Konsultativ të Kryeprokurorëve të Ballkanit Perëndimor, të zhvilluar në Sarajevë, Bosnjë-Hercegovinë.
Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe koordinimi me Eurojust dhe partnerët europianë për hetime ndërkufitare.
Gjatë forumit u prezantua edhe një udhëzues i ri praktik për ekipet e përbashkëta hetimore (JITs), që synon përmirësimin e punës së prokurorëve në rajon.











