Gjykata ndërkombëtare e OKB-së ka rrëzuar kërkesën për lirimin e parakohshëm të Ratko Mladić, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnje.
84-vjeçari po vuan dënimin në Hagë për rolin e tij në luftën e Bosnjës në vitet 1992-1995, ku humbën jetën rreth 100 mijë persona.
Mes krimeve më të rënda për të cilat u dënua është masakra e Srebrenica, ku në korrik 1995 u vranë rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë boshnjakë.
Mlladiç kishte kërkuar lirimin për arsye humanitare, duke pretenduar se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar rëndë dhe se ndodhet në fazat e fundit të jetës.
Gjykata pranoi se gjendja e tij është shumë e rëndë, por theksoi se ai po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në Holandë dhe se nuk ekziston ndonjë trajtim tjetër jashtë vendit që nuk mund t’i ofrohet aty.
Familja dhe avokatët e tij kishin kërkuar transferimin në një spital në Beogradë, duke deklaruar se ai kishte pësuar goditje në tru.
Vendimi është kundërshtuar edhe nga familjarët e viktimave të luftës në Bosnje, të cilët kërkuan që Mlladiç të mos transferohej në Serbi, duke e konsideruar këtë si fyerje për viktimat e masakrave.











