• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 25 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Biznesmenia sarandiote sfidon ligjin në zemër të bregdetit, IKMT dhe policia aksion “blic” në plazh, arrestohen 8 persona, shpallet në kërkim pronarja

14 Maj, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar së fundmi në qytetin e Sarandës, ku ka ndërhyrë ndaj një objekti që po ndërtohej në kundërshtim të plotë me ligjin.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Bëhet fjalë për një strukturë të ngritur në zonën e plazhit, në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar, ku një pjesë e ndërtimeve dyshohet se ishin vendosur edhe mbi ujë. Pas konstatimit të shkeljeve, autoritetet kanë vendosur menjëherë shiritin bllokues, ndërsa operacioni ka çuar edhe në arrestimin e tetë personave të përfshirë në punime.

Sipas Policisë së Sarandës, kontrollet në terren janë intensifikuar ditët e fundit, me fokus të veçantë zonat bregdetare, aty ku gjatë sezonit veror shtohen edhe rastet e ndërtimeve pa leje. Pikërisht gjatë një prej këtyre verifikimeve u zbulua objekti në fjalë, ku po kryheshin punime të paligjshme në një hapësirë plazhi.

Lexo edhe:

Gruaja fsheh breshkat në reçipeta, kapet në aeroport

“U shtriva mes plumbave”/ I shpëtoi atentatit me dhjetëra të shtëna në Dukagjin, Lazër Bashi rrëfen tmerrin: Eca 2 kilometra i plagosur

Në momentin e ndërhyrjes, uniformat blu arrestuan në flagrancë tetë shtetas, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë dnë ndërtim. Të arrestuarit janë: K. R., 25 vjeç, E. S., 41 vjeç dhe O. C., 32 vjeç, banues në Sarandë; B. R., 48 vjeç, banues në Delvinë; E. R., 41 vjeç, banues në Lushnjë; O. B., 47 vjeç, banues në Tiranë; E. K., 42 vjeç, banues në Lezhë, si dhe Y. D., 33 vjeç, banues në Mat.

Ndërkohë, gjatë hetimeve është identifikuar edhe pronarja e hapësirës së plazhit, shtetasja A. B., për llogari të së cilës dyshohet se po kryheshin punimet. Ajo është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa vijojnë përpjekjet për kapjen e saj.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Sarandë/Goditet një rast i ndërtimit të paligjshëm, në plazh.

Arrestohen në flagrancë 8 shtetas.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim shtetasja për llogari të së cilës dyshohet se po kryheshin punimet e paligjshme.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve në terren, me prioritet zonat bregdetare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë konstatuan se në një objekt (i përbërë nga disa struktura, një pjesë e tyre, në ujë) në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, kryheshin punime ndërtimi, të paligjshme.

Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. R., 25 vjeç, E. S., 41 vjeç dhe O. C., 32 vjeç, të tre banues në Sarandë;

B. R., 48 vjeç, banues në Delvinë;

E. R., 41 vjeç, banues në Lushnjë;

O. B., 47 vjeç, banues në Tiranë;

E. K., 42 vjeç, banues në Lezhë;

Y. D., 33 vjeç, banues në Mat.

Gjithashtu, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasja që posedon hapësirën e plazhit, A. B.., për llogari të së cilës dyshohet se kryheshin punimet. Punohet për kapjen e kësaj shtetaseje.

Shërbimet e Policisë, pas kryerjes së veprimeve procedurale, kanë njoftuar shërbimet e IKMT-së, IMT-së dhe Policisë Bashkiake, të cilat aktualisht po vijojnë me prishjen e ndërtimeve.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Nga Kategoria

Bota

Gruaja fsheh breshkat në reçipeta, kapet në aeroport

25 Gusht, 2026
Screenshot
Aktualitet

“U shtriva mes plumbave”/ I shpëtoi atentatit me dhjetëra të shtëna në Dukagjin, Lazër Bashi rrëfen tmerrin: Eca 2 kilometra i plagosur

25 Gusht, 2026
Kryesore

Konfirmohet rasti i parë i “Etheve të Nilit” në Shqipëri. Si transmetohet ky virus?

25 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Gruaja fsheh breshkat në reçipeta, kapet në aeroport

25 Gusht, 2026
Screenshot

“U shtriva mes plumbave”/ I shpëtoi atentatit me dhjetëra të shtëna në Dukagjin, Lazër Bashi rrëfen tmerrin: Eca 2 kilometra i plagosur

25 Gusht, 2026

Julián Álvarez nën kritika te Atlético, akuzohet se nuk po jep maksimumin në fushë

25 Gusht, 2026

Liverpool përgatit ofertën e fundit për Barcolan, PSG ul kërkesat

25 Gusht, 2026

Konfirmohet rasti i parë i “Etheve të Nilit” në Shqipëri. Si transmetohet ky virus?

25 Gusht, 2026
Screenshot

“Nuk i përjashtoj primaret”/ Kreu i PD komenton garën për Tiranën, Berisha: Alimehmeti figurë e shquar, në PS po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit për bashkinë

25 Gusht, 2026

Njëri kundërshtoi policët gjatë kontrollit, tjetri theu masën “arrest në shtëpi”, 2 të arrestuar në Dibër

25 Gusht, 2026

Nuk ndalet rënia e Euros, arrin minimum të ri historik pranë 92.4 lekëve

25 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.