Dinamo City është shpallur sërish kampione e Kupës së Shqipërisë, pasi mposhti Egnatia me rezultatin 3-2 në finalen e luajtur në “Arenën Kombëtare”.
Sfida nisi me ritëm të lartë dhe u tensionua që në minutat e para. Rrogozhinasit mbetën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Bakayoko në minutën e 10-të, pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj portierit Teqja, i cili u detyrua të linte fushën me ambulancë.
Dinamo City përfitoi nga epërsia numerike dhe kaloi në avantazh me Malomo në minutën e 23-të. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Bregu dyfishoi shifrat, duke i dhënë kryeqytetasve një avantazh të rëndësishëm që në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, baraspesha numerike u rikthye pasi Malomo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për vonesa loje. Egnatia reagoi dhe rihapi finalen me golin e Buric në minutën e 81-të.
Megjithatë, Dinamo City goditi sërish vetëm tre minuta më vonë, me Mustapha që realizoi golin e tretë dhe i dha një avantazh vendimtar skuadrës së tij.
Në fundin e takimit, Adjesa shënoi golin e dytë për Egnatia, por ai vlejti vetëm për statistikë. Dinamo City e mbylli finalen me fitore dhe e fitoi Kupën e Shqipërisë për të dytin vit radhazi.











