• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Pas Durim Bamit, Lulzim Berisha transferohet në burgun e sigurisë së lartë në Peqin

13 Maj, 2026
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Lulzim Berisha dhe Durim Bami, dy të paraburgosur, njëri në Durrës dhe tjetri në Fushë Krujë, që nga kjo e mërkurë janë transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas burimeve, lëvizja e tyre është kryer për arsye sigurie, pas informacioneve se të paraburgosurit mund të kishin akses ose të përdornin telefona celularë dhe sende të tjera të ndaluara brenda qelive.

Për këtë arsye, me urdhër të drejtuesve të burgjeve, është vendosur transferimi i tyre në një institucion me masa më të forta sigurie, ku kontrolli dhe mbikëqyrja janë më të rrepta.

Lexo edhe:

Parashikimi i motit, 6 nëntor 2026

Rrihet përsëri gazetari Elton Tozaj: Do ta paguajë kush ma bëri

Transferimi i Durim Bamit vjen vetëm pak javë pasi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kishte pranuar kërkesën e tij për t’u zhvendosur nga burgu 313 në Tiranë drejt atij të Fushë-Krujës.

Bami e kishte kërkuar këtë ndryshim pas ekstradimit nga Dubai në fund të shkurtit, duke argumentuar se në burgun 313, por edhe në institucionet e Peqinit dhe Reçit, ndodheshin persona që sipas tij përbënin rrezik për jetën e tij.

Në kërkesën e depozituar nga avokati i tij, Ilir Murati, thuhej se burgu i Fushë-Krujës ishte alternativa më e përshtatshme, duke u përmendur edhe gjendja shëndetësore jo e mirë dhe stresi i vazhdueshëm që, sipas mbrojtjes, ai përjetonte për shkak të pranisë së personave të arrestuar për vrasje dhe përfshirje në grupe kriminale.

Kujtojmë që gjatë javëve të fundit, strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një sërë kontrollesh në të gjithë sistemin penitenciar në vend.

Gjatë këtyre kontrolleve janë zbuluar sende të ndaluara, që nga mjete të improvizuara prerëse deri te telefona celularë dhe orë inteligjente, të cilat dyshohet se janë mbajtur në mënyrë të paligjshme nga të burgosurit në qeli.

Nga Kategoria

Alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, parashikimi i motit për të dielën e ardhshme.
Aktualitet

Parashikimi i motit, 6 nëntor 2026

6 Nëntor, 2026
Lajme

Rrihet përsëri gazetari Elton Tozaj: Do ta paguajë kush ma bëri

5 Nëntor, 2026
Aktualitet

Rama mbledh Asamblenë e PS javën tjetër, mes protestave dhe çështjes Veliaj

5 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Goditet një grup kriminal që shpërndante lëndë narkotike afër shkollave, 4 të arrestuar në Fier

6 Nëntor, 2026

Gjendet i pajetë në trotuar një 37-vjeçar në Durrës

6 Nëntor, 2026
Alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, parashikimi i motit për të dielën e ardhshme.

Parashikimi i motit, 6 nëntor 2026

6 Nëntor, 2026
Horoskopi për Hënën e datës 5 janar 2026

E premtja sjell energji të reja për shenjat e horoskopit – Dashuria, puna dhe financat nën ndikimin e yjeve

6 Nëntor, 2026

Egnatia ndalet në Rumani, vjen humbja e parë në Ligën e Konferencës

6 Nëntor, 2026

Gjendet prova më e hershme e përdorimit të kanabisit për efektet psikoaktive në një varr 2.800-vjeçar në Siberi

5 Nëntor, 2026

Republikanët kthehen kundër Pete Hegseth pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e mesmandatit

5 Nëntor, 2026

Të paktën 27 fluturime në Europë shënjestër e kërcënimeve me bombë, autoritetet dyshojnë për sulme hibride

5 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.