• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 13 Maj, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Guvernatori Sejko: Rritja e kreditimit për bizneset e vogla duhet të jetë prioritet kombëtar

13 Maj, 2026
tek Ekonomi, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se rritja e aksesit në kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme duhet të konsiderohet një prioritet kombëtar, pasi ky sektor mbetet shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në kuadër të “Nismës kombëtare për financimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe të fermerëve”, Sejko tha se sistemi bankar shqiptar ka shënuar progres të dukshëm në kreditim gjatë viteve të fundit.

Sipas tij, portofoli i kredisë për sektorin privat ka arritur në 907 miliardë lekë në fund të marsit 2026, nga 575 miliardë lekë pesë vite më parë, ndërsa kredia për sektorin privat është rritur me mesatarisht 15% në vit gjatë dy viteve të fundit.

Lexo edhe:

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Program serioz i qeverisë për të mbështetur sipërmarrjet, ekonomia e shëndetshme

Sot përfundon ultimatumi 7-ditor që Pëllumb Pilinçi i vendosi kryeministrit! A do t’ia lirojë Rama zyrën?

“Aktualisht, kredia bankare përbën një ndër flukset më të mëdha monetare në ekonomi dhe është instrumenti kryesor i financimit të bizneseve dhe familjeve shqiptare”, u shpreh Sejko.

Guvernatori theksoi se sistemi bankar është kthyer tashmë në një partner të besueshëm për sektorin privat, duke ofruar jo vetëm ruajtje të sigurt të kursimeve, por edhe instrumente moderne pagese dhe produkte të diversifikuara kredie.

Megjithatë, ai nënvizoi se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme vijojnë të kenë akses më të kufizuar në financim krahasuar me bizneset e mëdha.

“Segmenti i ndërmarrjeve të vogla e të mesme, i cili përbën shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare, ka një akses relativisht të ulët në kredi. Për këto arsye, rritja e kredisë për këtë segment duhet konsideruar si një prioritet i rëndësishëm kombëtar”, tha Sejko.

Sejko bëri të ditur se Banka e Shqipërisë ka vënë në zbatim prej më shumë se një viti një Program Financimi për Biznesin e Vogël dhe të Mesëm, i cili synon uljen e kostove të kredisë për këtë kategori biznesesh.

Ai përmendi gjithashtu edhe skemën e garancisë sovrane të miratuar nga qeveria për sektorin bujqësor, duke e cilësuar atë si një instrument të rëndësishëm për nxitjen e kreditimit.

“Dëshiroj t’i bëj thirrje industrisë bankare për të pasur një vëmendje më të madhe ndaj financimit të sektorit të SME-ve, e veçanërisht atij agro”, tha Sejko.

Në përfundim, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë u bëri thirrje edhe vetë bizneseve të vogla dhe të mesme që t’u drejtohen bankave jo vetëm si burim financimi, por edhe si partnerë të besueshëm për zhvillimin e tyre afatgjatë.

Nga Kategoria

Kryesore

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Program serioz i qeverisë për të mbështetur sipërmarrjet, ekonomia e shëndetshme

13 Maj, 2026
Aktualitet

Sot përfundon ultimatumi 7-ditor që Pëllumb Pilinçi i vendosi kryeministrit! A do t’ia lirojë Rama zyrën?

13 Maj, 2026
Lajme

Në lidhje me Gjestin? Reagon për herë të parë Loredana!

13 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Guvernatori Sejko: Rritja e kreditimit për bizneset e vogla duhet të jetë prioritet kombëtar

13 Maj, 2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Program serioz i qeverisë për të mbështetur sipërmarrjet, ekonomia e shëndetshme

13 Maj, 2026

Sot përfundon ultimatumi 7-ditor që Pëllumb Pilinçi i vendosi kryeministrit! A do t’ia lirojë Rama zyrën?

13 Maj, 2026

Në lidhje me Gjestin? Reagon për herë të parë Loredana!

13 Maj, 2026

“Ndrangheta” në krizë pas sekuestrimeve të kokainës, zbardhen përgjimet e Sky ECC: Shqiptarët po na shkatërrojnë tregun

13 Maj, 2026

VIDEO/ Tre kate ishin ndërtuar pa leje, konfiskohet pallati në Tiranë

13 Maj, 2026

Aksidenti tragjik në Durrës, ndërron jetë 28-vjeçari!

13 Maj, 2026

E rëndë në Shkodër, i riu i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

13 Maj, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.