• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 26 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Europa lejon përdorimin e karburantit amerikan për avionët, shqetësime për rrezik

10 Maj, 2026
tek Bota, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Europian ka dhënë miratimin për përdorimin e një karburanti avioni që përdoret kryesisht në Amerikën e Veriut, për të përballuar mungesën e vajgurit që vjen nga Gjiri Persik. Por Agjencia Europiane për Sigurinë Ajrore (EASA) paralajmëron se ky lloj karburanti duhet përdorur me shumë kujdes në Europë dhe gjithmonë me informacione të sakta dhe të përditësuara. Përndryshe, ekziston rreziku që avioni të fluturojë jashtë kufijve të sigurisë, thuhet në buletinin që agjencia u ka dërguar kompanive ajrore dhe operatorëve të aviacionit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Drita jeshile nga Brukseli

Ditët e fundit, Brukseli ka kujtuar se kompanitë europiane mund të përdorin karburantin e tipit “Jet A”, i cili furnizohet zakonisht në avionët në SHBA, pasi ky produkt gjendet me shumicë në Amerikë. Ky është një karburant paksa ndryshe nga “Jet A-1”, që përdoret në pjesën më të madhe të botës dhe që ka nisur të mungojë për shkak të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit dhe bllokimit të anijeve cisternë që transportonin karburantin drejt tregjeve ndërkombëtare.

Lexo edhe:

Tërmet në Venezuelë: Videoja virale e çiftit të moshuar emocionon rrjetin: Dashuria ime, mos u largo…

Fundjavë përvëluese në gjithë të vendin, muaji qershor mbyllet me temperatura të larta deri në 39 gradë

Pika e ngrirjes

Dallimi më i rëndësishëm është temperatura në të cilën ngrin karburanti. “Jet A” ngrin në -40 gradë Celsius, ndërsa “Jet A-1” në -47 gradë Celsius. Pikërisht për këtë arsye “Jet A-1” preferohet më shumë, sidomos për fluturimet ndërkontinentale, pasi mund të përballojë temperatura më të ulëta dhe lejon operime më të sigurta në zona shumë të ftohta të botës dhe në lartësi më të mëdha fluturimi.

Buletini i sigurisë

Në buletinin e saj të sigurisë, EASA thekson se për shkak të problemeve të fundit në furnizimin global me karburant aviacioni, në disa tregje mund të ketë mungesë të “Jet A-1”. Pikërisht për këtë arsye po merret në konsideratë përdorimi i karburantit amerikan “Jet A”. Agjencia sqaron se përdorimi i tij në Europë nuk paraqet problem sigurie, por vetëm nëse menaxhohet siç duhet. Në të kundërt, mund të krijohen probleme operative, rreziqe gjatë fluturimit dhe gabime njerëzore.

Problematikat

Sipas buletinit, kalimi nga përdorimi i “Jet A-1” tek “Jet A”, nëse nuk menaxhohet siç duhet, mund të krijojë konfuzion mes llojeve të karburantit, sidomos në komunikimin mes furnitorëve, ekuipazheve të fluturimit dhe kompanive ajrore. Kjo mund të sjellë mospërputhje mes karakteristikave reale të karburantit dhe të dhënave që përdoren për planifikimin e fluturimit, kontrollin e temperaturës së karburantit dhe procedurat që ndjek ekuipazhi gjatë udhëtimit.

Pasojat për fluturimet

Çfarë do të thotë kjo në praktikë? Pilotët e konsultuar nga “Corriere” japin këtë shembull: një avion që duhet të fluturojë për disa orë në lartësi shumë të mëdha, ku temperaturat zbresin nën -40 gradë Celsius, gjatë një fluturimi ndërkontinental. Nëse, për shkak të një gabimi, nxitimi apo pakujdesie, avioni furnizohet me “Jet A”, karburanti mund të fillojë të kristalizohet, duke bllokuar filtrat dhe tubacionet. Kjo mund të çojë edhe në ulje të fuqisë së motorëve ose madje në fikjen e tyre.

Planifikimi i detajuar

Edhe ndryshime të vogla në përbërjen e karburantit apo në densitetin e tij mund të ndikojnë ndjeshëm në performancën e motorëve dhe në instrumentet që matin karburantin, paralajmërojnë pilotët e konsultuar. Kjo sepse ekuipazhet planifikojnë fluturimin duke futur në sistemet e llogaritjes të dhëna si pesha e karburantit, densiteti dhe e ashtuquajtura “temperaturë operative”. Nëse përdoret karburanti i gabuar ose një përzierje e tij, mund të ketë gabime në llogaritjen e distancës që mund të përshkojë avioni, autonomisë së fluturimit dhe ngarkesës që mund të transportojë.

“Situatë kalimtare”

Agjencia Europiane për Sigurinë Ajrore thekson se ky buletin lidhet me një situatë të përkohshme dhe shërben vetëm për të dhënë rekomandime dhe udhëzime. Sipas saj, dokumenti nuk duhet parë si një miratim zyrtar apo si nxitje për kalimin e Europës drejt përdorimit të karburantit “Jet A”. EASA shton gjithashtu se para nisjes së sezonit dimëror të fluturimeve, që në aviacion fillon në fund të tetorit, dokumenti do të rishikohet, për t’u përditësuar ose edhe anuluar, në varësi të mënyrës si do të zhvillohet situata.

Nga Kategoria

Bota

Tërmet në Venezuelë: Videoja virale e çiftit të moshuar emocionon rrjetin: Dashuria ime, mos u largo…

26 Qershor, 2026
Aktualitet

Fundjavë përvëluese në gjithë të vendin, muaji qershor mbyllet me temperatura të larta deri në 39 gradë

26 Qershor, 2026
Kryesore

U aksidentua në një plazh të Spanjës, 27-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën, familja kërkon ndihmë për kurimin në Britani

26 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tërmet në Venezuelë: Videoja virale e çiftit të moshuar emocionon rrjetin: Dashuria ime, mos u largo…

26 Qershor, 2026

Fundjavë përvëluese në gjithë të vendin, muaji qershor mbyllet me temperatura të larta deri në 39 gradë

26 Qershor, 2026

U aksidentua në një plazh të Spanjës, 27-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën, familja kërkon ndihmë për kurimin në Britani

26 Qershor, 2026

Pamje të trishta nga Përmeti, “thahen” Banjat e Bënjës, ujërat termale ndryshojnë rrjedhën

26 Qershor, 2026

Evazioni me kostum ligjor, në kufi të paligjshmërisë

26 Qershor, 2026
Screenshot

Ndotet vija bregdetare e Himarës, reagon bashkia: Janë marrë mostra për të përcaktuar shkakun

26 Qershor, 2026

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU

26 Qershor, 2026

Intervista për Italpress, Rama: Sillni prova për akuzat ndaj projektit në Zvërnec, nuk kemi firmosur asnjë marrëveshje

26 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.