• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 19 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Dosja ‘Balluku’/ Kontrolle te familjarët e ish-zv.kryeministres, sekuestrohen celularë e dokumente! SPAK dërgon letërporosi jashtë vendit

29 Prill, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
“Problemet e Shqipërisë shpesh i fshihen publikut”, Balluku në Asamblenë e PS-së: Herenjohujnë atë që ka ndodhur gjatë këtyre 13 viteve.
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- SPAK ka urdhëruar kontrolle të reja lidhur me hetimet për dosjen e Belinda Ballukut, e cila është marrë e pandehur për shkeljet me tenderin e Llogarasë dhe është nën hetim për shkeljet me 7 lotet e Unazës së Madhe. Burime për Report Tv bëjnë me dije se me vendim të gjyqtarit të hetimeve paraprake Erion Çela, janë miratuar të paktën 15 kontrolle, përfshirë edhe tek familjarë të ish-numrit 2 të qeverisë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Mësohet se është ushtruar kontroll në banesën e Mired Recit, djalit të tezes së Belinda Ballukut, por edhe personave të tjerë të lidhur me të, në kuadër të hetimeve që po kryhen edhe në drejtim të pasurisë. Mired Reci rezulton ortak me 50% në shoqërinë XL Market (aktualisht me status të pezulluar në QKB), ndërsa 50% të aksioneve i zotëron Meland Qirko, kunati i ish-zv.kryeministres Balluku. Po ashtu, ata rezultojnë bashkëpronarë edhe në një tjetër shoqëri, Hippo Tregu Elektrik, sërish me status të pezulluar në QKB.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar celularë dhe dokumente me vlerë për hetimin, ndërsa mësohet se prokurorët e posaçëm kanë kërkuar edhe informacion jashtë vendit, përmes letërporosive.

Lexo edhe:

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, 32-vjeçari plagos me thikë një 41-vjeçar dhe godet me grushte një person tjetër

Gjyqi i Erion Veliajt kundër prokurorit Dado, shtyhet për në datën 3 korrik

SPAK ka ushtruar disa herë kontrolle për hetimet për dosjen Balluku, përfshirë edhe në janar dhe në dhjetor, te kompanitë e biznesmenëve të cilët kanë fituar tenderë të rrugëve me vlerë miliona euro, që SPAK po i heton, si dhe zyrtarë të institucioneve në varësi të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës që drejtonte Belinda Balluku.

Në fund të vitit të kaluar, më 26 dhjetor SPAK ushtroi kontrolle në disa prej kompanive më të mëdha të ndërtimit në vend. Kontrollet janë shtrirë te kompania “Gener 2” e biznesmenit Bashkim Ulaj fitues i tenderit për rrugën Thumanë–Kashar. Është kontrolluar edhe Ilir Shtufi, pronar i “Nova Construction – 2012” shpk, një prej 3 operatorëve që fitoi tenderin e Lotit 4 të Unazës së Madhe në Tiranë, edhe kjo procedurë sot në hetim nga SPAK.

Në vijim të hetimeve për dosjen Balluku dhe disa bashkëpunëtorëve të saj, Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontroll edhe në banesën e Viola Haxhiademit, drejtoreshës së KESH-it, që deri para pak javësh mbante postin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës. Pjesë e kontrolleve të SPAK ka qenë edhe drejtoresha e kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Sindi Dushku si dhe banesat e Sajmir Kuçit, Marsel Hoxhës dhe Jonida Çeços.

Dy javë më pas kontrollet janë ushtruar tek: ‘Alko Impex’ e Arbër Abazit e ‘2T’ e Artan Sakos, fitues të lotit të 7 të Unazës së Tiranës. tek ‘GPG; e Paqsor Buzit dhe ‘Senka; e Ylli Senkës, fitues të Lotit të 5 të Unazës, tek firma Albstar, fituese e Lotit të 3-të të punimeve për Unazën e Madhe të Tiranës dhe tek firma ‘Salillari’ e Pëllumb Salillarit, fitues i Lotit 1 të Unazës së Madhe. Kontrollet janë ushtruar nga BKH në Tiranë, Fier dhe Lushnje.

Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, lidhur me tunelin e Llogarasë dhe 7 lotet e Unazës së Madhe të Tiranës. Ndërkohë, ajo po hetohet edhe për procedura të tjera infrastrukturore, përfshirë rrugën Kashar–Thumanë.

Nga Kategoria

Kryesore

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, 32-vjeçari plagos me thikë një 41-vjeçar dhe godet me grushte një person tjetër

19 Qershor, 2026
Kryesore

Gjyqi i Erion Veliajt kundër prokurorit Dado, shtyhet për në datën 3 korrik

19 Qershor, 2026
Aktualitet

Tragjedi në Tale, mbyten në det dy vajza 9 dhe 11 vjeçe

19 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, 32-vjeçari plagos me thikë një 41-vjeçar dhe godet me grushte një person tjetër

19 Qershor, 2026

Gjyqi i Erion Veliajt kundër prokurorit Dado, shtyhet për në datën 3 korrik

19 Qershor, 2026

Tragjedi në Tale, mbyten në det dy vajza 9 dhe 11 vjeçe

19 Qershor, 2026

VIDEO/ I vuri sëpatën në fyt taksistit dhe e grabiti , policët e “1-shit” arrestojnë brenda 15 minutash autorin të fshehur mes shkurreve! Hetimi zbulon një seri vjedhjesh me dhunë

19 Qershor, 2026

Publikohen notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për maturantët (LISTA)

19 Qershor, 2026

“Ah e zeza nënë, qan e vetëm qan”, motra e Albjanos publikon videon drithëruese, vëllai 22 vjeçar u përplas për vdekje me “jet car” në gjirin e Ksamilit

19 Qershor, 2026

Plas sherri! “Ik tani nga emisioni” Albatros Rexhaj përplaset me Sidorelën: Bullizove Ramën!

19 Qershor, 2026

Policia e Shtetit ngre alarmin: Karamelet nëpër markete me kanabis/ Toksikologia: Te fëmijët mund të jetë fatale!

19 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.