• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 20 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Pas skandalit me mikrokreditë, një nismë ligjore depozitohet në Kuvend

19 Janar, 2025
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Në fillim të dhjetorit, Prokuroria e Tiranës i delegoi SPAK-ut dosjen e asaj që e konsideroi organizata kriminale për krijimin e skemave mashtruese me mikrokreditë, e cila akuzohet se ka zhvatur mbi 17 mijë qytetarë shqiptarë që prej vitit 2015. Sipas hetimit, grupi i mësipërm akuzohet se ka zhvatur të paktën 36.8 milionë euro dhe 1700 prona të paluajtshme nga mijëra qytetarë, përmes skemës së rifinancimit të kredive të këqija dhe shantazhit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Skandali i mikrokredive preku dhe Bankën e Shqipërisë dhe guvernatorin e saj, Gent Sejko pasi një hetim i mëparshëm i Prokurorisë së Tiranës vlerësoi se ky institucion ka përgjegjësi për masa të vonuara ose të papërshtatshme për të frenuar këtë skemë.

Ndërsa hetimet vijojnë, në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një nismë ligjore që synon të rregullojë marrëdhënien mes konsumatorëve dhe institucioneve financiare që ofrojnë kredi konsumatore si dhe vendosjen e rregullave të qarta për mbrojtjen e konsumatorëve në të ardhmen.

Lexo edhe:

U godit me thikë në zemër, si nisi sherri që çoi në vrasjen e Egli Pashollarit

Plagosja me armë zjarri e 34-vjeçarit në ‘Rrugën e Kavajës’: Identiteti i autorit të plumbit ndaj Akil Kokaxhiut

Projektligji për “Marrëveshjet e Kredisë Konsumatore” është nismë e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe synon vendosjen e rregullave të qarta për transparencën e kushteve të kredive dhe detyrimin e ofruesve të shërbimeve për të informuar konsumatorët për të gjitha kostot dhe të drejtat e tyre.

“Ky ligj synon të rrisë transparencën, të fuqizojë të drejtat e konsumatorëve dhe të minimizojë praktikat abuzive, duke krijuar një mjedis më të sigurt për marrjen e mikrokredive,” – i tha Tabaku BIRN-it.

Deputetja demokrate përmend si risi të ligjit edhe ndalimin e marketingut të kredive me përmbajtje mashtruese dhe detyrimin për të rivlerësuar aftësinë paguese të konsumatorit para ndryshimeve të konsiderueshme të shumës së kredisë.“Këto masa synojnë të vendosin një ekuilibër të drejtë mes palëve dhe të parandalojnë situatat ku konsumatorët mbingarkohen financiarisht,” shton Tabaku.

Nisma e depozituar nga Tabaku në Kuvend konsiderohet e domosdoshme edhe nga ekspertët e ekonomisë, të cilët besojnë se është e vlefshme edhe me skandalin aktual me mikrokreditë.Sipas Zef Preçit, drejtor ekzekutiv i Institutit për Studime Ekonomike, kjo nismë “përfaqëson përpjekjen me serioze në fushën e ligjbërjes për të adresuar një nga problemet më serioze të funksionimit te huadhënies bankare dhe krizën e mikrokredive”.

“Dokumenti është mbështetur në Direktivën përkatëse të BE-së si dhe reflekton ndjeshmërinë qytetare ndaj krizës që po kalojne rreth 100 mijë familjeve shqiptare gjatë katër-pesë viteve të fundit,” tha Preçi. Por, sipas Preçit, Kuvendi duhet të debatojë rreth nismës dhe për dobinë nëse kjo nismë ligjore të bashkohet me përpjekjet e deklaruara të Bankës së Shqipërisë për të hartuar një dokument të ngjashëm.

Edhe autorja e emisionit investigativ “Kronos”, Ola Xama vlerëson faktin që më në fund ka një përpjekje ligjore për të zgjidhur problematikën e abuzimit me kreditë konsumatore.

“Në pjesën më të madhe të kohës, anëtarët e parlamentit janë mjaftuar me ngritjen e shqetësimit apo thirrjen e seancave dëgjimore me autoritetet që mbulojnë këtë fushë, por nuk kanë ushtruar rolin e tyre parësor për të propozuar ligje dhe të dizenjojnë hapësirën ligjore në mbrojtje të konsumatorit, rritjen e mbikëqyrjes të institucioneve dhe eleminimin e fushës ‘gri’ e cila hap rrugë për të lidhur kontrata të njëanshme në këtë fushë,” tha Xama.

Në analizën e saj për projektligjin, Xama vëren se ai përcakton rregulla të cilat detyrojnë kredidhënësin që të verë në dijeni konsumatorin lidhur me vlerën e kredisë, interesat dhe shumën totale që do të duhet të paguhet si dhe një tabelë shoqëruese me të gjitha kostot e kredisë, duke përfshirë këtu kostot operative dhe detyrimet që mund të lindin në të ardhmen.

“Po ashtu, nisma detyron institucionet financiare që të këshillojnë për marrjen e mendimeve dhe konsulencave të duhura konsumatorët në rastin që ata duhet të marrin një vendim, rinegociojnë apo ndodhen në ulje të aftësisë paguese,” shtoi ajo.

Sipas Xamës, nisma mund të përmirësohet gjatë diskutimit në Kuvend, dhe sugjeron disa aspekte ku mund të ndërhyhet, mes të cilave edhe rregullat më të forta për raportimin financiar të institucioneve financiare apo masa mbrojtëse në fushën e kredive për blerjen e shtëpive.

“Skema e zbuluar së fundi për subjektet MCA dhe FINAL na tregoi që një pjesë e madhe e kredive për të cilat detyrimet ishin rritur disa herë, ishin kredi hipotekore,” përfundoi Xama.

Tags: Mikro kredi

Nga Kategoria

Aktualitet

U godit me thikë në zemër, si nisi sherri që çoi në vrasjen e Egli Pashollarit

20 Shkurt, 2026
Ngjarje në Kukës: Policia reagon ndaj rënies drejt biznesit
Aktualitet

Plagosja me armë zjarri e 34-vjeçarit në ‘Rrugën e Kavajës’: Identiteti i autorit të plumbit ndaj Akil Kokaxhiut

20 Shkurt, 2026
Aktualitet

I mori jetën Egli Pashollarit, dyshohet se 31-vjeçari i ngacmoi motrën Gazment Buçpapës

20 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Pas një serie konsultimesh dhe analizash, Trabzonspor vendos për sulmuesin kuqezi Ernest Muçi

Pas një serie konsultimesh dhe analizash, Trabzonspor vendos për sulmuesin kuqezi Ernest Muçi

20 Shkurt, 2026

Zyra e Paqes nënshkruan deklaratën në Davos: Plani i Trumpit për Gazën merr angazhime për financim dhe trupa.

20 Shkurt, 2026

Toronto FC arrin marrëveshje për të nënshkruar sulmuesin e USMNT, Josh Sargent, pas një historie të gjatë me Norwich-in.

20 Shkurt, 2026

Djali i presidentit Hashim Thaçi nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë, gazetari zbulon arsyen

20 Shkurt, 2026
Neymar do të largohet nga futbolli? Braziliani befason me deklaratën e tij: Ky mund të jetë viti i fundit për mua.

Neymar do të largohet nga futbolli? Braziliani befason me deklaratën e tij: Ky mund të jetë viti i fundit për mua.

20 Shkurt, 2026

Komisioni Evropian kërkon sqarime nga SHBA pas rrëzimit të tarifave Trump

20 Shkurt, 2026
Xhudisti shqiptar përballet me akuzat për dhunë në familje, por gjykata e shpall të pafajshëm.

Xhudisti shqiptar përballet me akuzat për dhunë në familje, por gjykata e shpall të pafajshëm.

20 Shkurt, 2026
Hailey Bieber flet për operacionin në zemër: “Isha shumë e frikësuar”

Hailey Bieber flet për operacionin në zemër: “Isha shumë e frikësuar”

20 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.