Pas alarmit fals ditën e djeshme se një bombë ishte vendosur në qendërb tregtare Toptani në kryeqytet, i njëjti skenar është ripërsëritur edhe sot.
Një alarm tjetër për bombë është lëshuar ditën e sotme në qendrën tregëtarë QTU në Tiranë.
Sipas raportimeve paraprake, alarmi është dërguar në formën e një e-mail drejtuar shefit të sigurisë së qendrës, dhe u evakuuan të gjithë punonjësit dhe qytetarët.
Por pas verifikimeve të kryera nga autoritetet alarmi ka rezultuar i rremë. Ekziston dyshimi se ky mesazh alarmues i shpërndarë në qendra tregëtare mund të ketë të njëjtin autor.











