• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 23 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Presidenti Begaj nga Teksasi: Ëndrra amerikane vijon të jetë një busull për Shqipërinë

23 Prill, 2026
tek Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka marrë pjesë si i ftuar nderi në forumin “The American Dream at 250: Still Within Reach?”, organizuar nga Universiteti Texas A&M dhe Shkolla Xhorxh Bush për Qeverisje dhe Shërbim Publik.

Në fjalën e tij përpara studentëve dhe pjesëmarrësve, Begaj ndau reflektime mbi historinë dhe demokracinë amerikane, duke theksuar se “ëndrra amerikane” vijon të mbetet një model i arritshëm dhe frymëzues.

Lexo edhe:

Vritet me armë 21-vjeçari shqiptar në Suedi, trupi i viktimës sillet në atdhe (EMRI)

Ish-drejtori i Burgjeve Klevis Qose, emërohet në krye të AMP-së!

Ai e prezantoi rrugëtimin e tij personal si një dëshmi të ndryshimeve që ka përjetuar Shqipëria, duke u shprehur: “Jam një mjek që u bë ushtarak, e më pas presidenti i një vendi që kaloi pesë dekada duke ndërtuar mure për të mbajtur larg qytetarëve të vet idetë si liria dhe qeverisja demokratike.”

Kreu i Shtetit u ndal te origjina e konceptit të “ëndrrës amerikane”, duke kujtuar se ajo lindi 250 vite më parë në Filadelfia si një ide mbi dinjitetin njerëzor, e cila vijon të sfidojë dhe frymëzojë shoqëritë edhe sot.

Ai solli në vëmendje edhe izolimin ekstrem të Shqipërisë gjatë komunizmit, duke theksuar se regjimi ndërtoi rreth 750 mijë bunkerë për të mbajtur qytetarët larg ndikimeve të jashtme, por pavarësisht kësaj “ëndrra amerikane depërtoi jo me leje, por me dëshirë të madhe”.

Begaj rikujtoi gjithashtu momentet e vitit 1991, kur shqiptarët dolën në rrugë për liri dhe jo për ideologji, ndërsa theksoi se Shqipëria zgjodhi Shtetet e Bashkuara si partner strategjik real që në fillimet e demokracisë.

Në fjalën e tij, Presidenti vuri theks te rëndësia e institucioneve demokratike dhe kulturës së debatit, duke u shprehur se një institucion bëhet më i fortë kur sfidohet nga brenda. Ai u shpreh optimist për të ardhmen, duke theksuar se “përgjigjja është ende po, ëndrra amerikane është ende e arritshme”, ndërsa për vende si Shqipëria ajo ka shërbyer si një busull orientimi.

Në përfundim, ai u bëri thirrje të rinjve që ta mbajnë gjallë këtë ideal, duke e cilësuar si dëshmi se liria funksionon.

Gjatë qëndrimit në Teksas, Presidenti Begaj zhvilloi takime me përfaqësues të autoriteteve vendore dhe u nderua me “Çelësin e Qytetit” nga Bashkia e Conroe-s. Ai kreu gjithashtu homazhe në Memorialin e Veteranëve në Montgomery County, ku përfshihen edhe emrat e shqiptaro-amerikanëve që kanë shërbyer në ushtrinë amerikane, si dhe vizitoi varrin e ish-Presidentit Xhorxh Bush.

Nga Kategoria

Aktualitet

Vritet me armë 21-vjeçari shqiptar në Suedi, trupi i viktimës sillet në atdhe (EMRI)

23 Prill, 2026
Aktualitet

Ish-drejtori i Burgjeve Klevis Qose, emërohet në krye të AMP-së!

23 Prill, 2026
Aktualitet

Vijojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit, Hita firmosi rreth 40 ndryshime!

23 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Presidenti Begaj nga Teksasi: Ëndrra amerikane vijon të jetë një busull për Shqipërinë

23 Prill, 2026

Vritet me armë 21-vjeçari shqiptar në Suedi, trupi i viktimës sillet në atdhe (EMRI)

23 Prill, 2026

Ish-drejtori i Burgjeve Klevis Qose, emërohet në krye të AMP-së!

23 Prill, 2026

Vijojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit, Hita firmosi rreth 40 ndryshime!

23 Prill, 2026

“Ne fshatarëve s’na vjen radha”, Korreshi kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë: Situata në spitalin e Lushnjes nuk pret

23 Prill, 2026

“Mos e trajtoni Shqipërinë si armik”, Balla-opozitës: Bëni punën tuaj dhe mbështesni aspiratën për në BE

23 Prill, 2026

Opozita kërkon interpelancë për fondet e IPARD, Peleshi: Anulohet, është çështje në hetim

23 Prill, 2026

Plagosi me thikë adoleshentin, arrestohet 19-vjeçari në Korçë, policia del me njoftimin zyrtar

23 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.