Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me fermerët në qarkun e Beratit, ka deklaruar se Rama mashtron për subvencionin e naftës duke thënë se në Evropë nuk ofrohet.
Berisha iu referua një takimi të kryeministrit në Lushnjë, ku tha se Rama gënjeu duke mos treguar se nuk ka vend në Evropë që e ofron subvencionin e naftës.
Sali Berisha: 5 ditë më parë, ai që meriton cdo epitet, i thonte në Lushnjë fermerit se në Evropë nuk subvencionohet më nafta. Në një kohë kur në mënyrë absolute nuk ka vend në Evropë që nuk subvencionon naftën.
E pashë që i fliste socialistit sikur ti fliste lopëve e mushkave në stallë dhe që jeton me djersën e tij. Punon e zgjohet në 5 të mëngjesit dhe e mbyll me hënë ditën e punës dhe ky kryeministër shkon e mashtron në mënyrën më të paturpshme.
Ky tani merr një vendim në një moment kur nafta ka kapur atë cmimi sa që punimi i tokës bëhet i paleverdisshëm.











