Një urë lidhëse është duke u ndërtuar për të bashkuar ambientet e reja të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) me ato të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Siç shihet edhe nga pamjet, punimet për urën janë ende në fazë ndërtimi dhe objekti kalon mbi rrugën e automjeteve.
Kjo urë pritet të lehtësojë komunikimin dhe koordinimin institucional mes dy strukturave kyçe të drejtësisë në vend.













