• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 13 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Ndryshojnë rregullat e udhëtimit drejt Europës/ Çfarë duhet të dini para hyrjes në fuqi të sistemit të ri më 10 prill

7 Prill, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Udhëtimet drejt Europës pritet të ndryshojnë ndjeshëm në ditët në vijim, pasi Bashkimi Europian do të vendosë plotësisht në funksion sistemin e ri të hyrje-daljeve (EES) duke nisur nga 10 prilli 2026.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ky sistem i ri, i cili filloi të zbatohej gradualisht që më 12 tetor të vitit të kaluar në 29 vende europiane, do të zëvendësojë vulat tradicionale në pasaportë me regjistrime digjitale të hyrjeve dhe daljeve nga territori i BE-së, si dhe rastet e refuzimit të hyrjes për shtetasit jo të BE-së që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra.

Në kuadër të këtij sistemi, do të regjistrohen të dhëna biometrike si fotografia e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve, së bashku me të dhënat personale nga dokumenti i udhëtimit.

Lexo edhe:

Kaos nga moti ekstrem në Kinë, mijëra banorë të izoluar nga përmbytjet, rrugët e makinat zhduken nën ujë

Lagjja “Little Albania” zë zyrtarisht vendin e saj në hartën Nju Jorkut

Sistemi synon të modernizojë kontrollin kufitar dhe menaxhimin e migracionit në BE, si dhe të ndihmojë në luftën kundër krimit, mashtrimit dhe identifikimin e rreziqeve për sigurinë. Sipas Komisionit Europian, që nga nisja e zbatimit, mbi 24 mijë persona janë refuzuar në kufi për arsye si dokumente të skaduara ose të falsifikuara, apo pamundësi për të justifikuar qëllimin e udhëtimit. Po ashtu, mbi 600 persona janë identifikuar si rrezik për sigurinë.

Sistemi i ri zbatohet për shtetasit jashtë BE-së dhe zonës Shengen që udhëtojnë drejt këtyre vendeve për qëndrime deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore. Kjo përfshin edhe shtetasit britanikë dhe udhëtarët që nuk kanë nevojë për vizë, pavarësisht nëse udhëtojnë për turizëm apo biznes. Megjithatë, Irlanda dhe Qiproja nuk do ta zbatojnë këtë sistem dhe do të vazhdojnë me kontrollin manual të pasaportave.

Nga ky sistem përjashtohen shtetasit e vendeve të BE-së dhe Shengenit, personat me leje qëndrimi ose viza afatgjata, si dhe familjarët e tyre që disponojnë kartë qëndrimi. Po ashtu, përjashtohen edhe disa kategori të tjera si personeli i transportit ndërkombëtar, forcat e armatosura dhe banorët lokalë me leje të posaçme kufitare.

Zbatimi i plotë i sistemit pritet të sjellë vonesa të konsiderueshme në aeroporte gjatë muajve të parë. Aktualisht, në oraret me fluks të lartë, pritjet mund të shkojnë deri në dy orë, madje në disa aeroporte edhe më shumë. Një nga arsyet kryesore është se të gjithë udhëtarët nga vendet e treta duhet të regjistrohen në sistem. Ndryshe nga më parë, autoritetet kufitare nuk do të kenë më mundësi të pezullojnë procedurat gjatë periudhave me fluks të lartë. Për këtë arsye, udhëtarëve u rekomandohet të paraqiten në aeroport të paktën 1.5 deri në 2 orë më herët se zakonisht. Megjithatë, pritet që situata të përmirësohet me kalimin e kohës, pasi procedurat të bëhen më efikase.

Udhëtarët me pasaportë të zakonshme do të duhet të kryejnë regjistrimin pranë sporteleve dhe të japin të dhëna si fotografia dhe gjurmët e gishtërinjve. Këto të dhëna ruhen për tre vite, duke e bërë më të shpejtë kalimin në udhëtimet e ardhshme. Refuzimi për të dhënë të dhënat biometrike çon automatikisht në refuzim hyrjeje. Fëmijët nën 12 vjeç nuk janë të detyruar të japin gjurmë gishtash, por duhet të fotografohen.

Regjistrimi në sistem bëhet në momentin e mbërritjes në kufi dhe nuk është i nevojshëm paraprakisht. Megjithatë, ekziston mundësia e një regjistrimi të pjesshëm përmes një aplikacioni zyrtar të BE-së, i cili lejon ngarkimin e të dhënave dhe fotografisë deri në 72 orë para udhëtimit, duke përshpejtuar procedurat në kufi. Ky aplikacion është aktualisht i disponueshëm vetëm në disa vende dhe pritet të zgjerohet në të gjithë BE-në. Pavarësisht kësaj, kontrolli në kufi mbetet i detyrueshëm për të gjithë udhëtarët.

Nga Kategoria

Bota

Kaos nga moti ekstrem në Kinë, mijëra banorë të izoluar nga përmbytjet, rrugët e makinat zhduken nën ujë

13 Korrik, 2026
Bota

Lagjja “Little Albania” zë zyrtarisht vendin e saj në hartën Nju Jorkut

13 Korrik, 2026
Kryesore

KAOS! Prej 7 orësh psagjerët të bllokuar në tragetin Durrës-Bari

13 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

SHBA përdorin dronë detarë në sulmet kundër Iranit

13 Korrik, 2026

Bie nga çatia e një objekti, plagoset rëndë 44-vjeçari në Sarandë

13 Korrik, 2026

Kaos nga moti ekstrem në Kinë, mijëra banorë të izoluar nga përmbytjet, rrugët e makinat zhduken nën ujë

13 Korrik, 2026

Lagjja “Little Albania” zë zyrtarisht vendin e saj në hartën Nju Jorkut

13 Korrik, 2026

KAOS! Prej 7 orësh psagjerët të bllokuar në tragetin Durrës-Bari

13 Korrik, 2026

Pas katër vitesh, Mbreti Charles III takon nipërit e tij, Archie dhe Lilibet

13 Korrik, 2026

Tragjedi në Indi/ “Mali” i mbeturinave shembet mbi njerëzit, të paktën 9 të vdekur

13 Korrik, 2026

Meteorologët paralajmërojnë: Kjo javë do të jetë më e nxehta e korrikut

13 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.