• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 5 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Berisha: Rama, autor i çmimit të lartë të naftës dhe bllokimit të integrimit

5 Prill, 2026
tek Aktualitet, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha ka reaguar me tone të ashpra ndaj fjalës që mbajti kryeministri Edi Rama në podcast-in e tij “Flasim”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pasi uroi qytetarët për festën e Pashkës, Berisha u ndal menjëherë te çmimi i naftës, duke pohuar se qeveria shqiptare aplikon taksën më të lartë në botë, e cila kap vlerën e 60% të çmimit final ose 1.1 euro për çdo litër.

“Së pari, të dashur qytetarë dhe qytetare, ju uroj dhe njëherë nga zemra gëzuar Pashkën, Pashkën tjetër më mirë ta festojmë. Së dyti, jam sot para jush sepse nuk ngurroi as ditën e Pashkës të ligjërojë monologun e tij të mashtrimit. Edi Rama sot u rrek përsëri të mashtrojë shqiptarët lidhur me çmimin stratosferik të naftës. E vërteta dhe njëherë ta dini të dashur qytetarë, se kjo qeveri ka vendosur mbi naftën, taksën absolutisht më të lartë në botë. Kjo qeveri takson si asnjë qeveri tjetër e planetit, 60% të çmimit me të cilin shitet nafta në treg dhe merr në çdo litër naftë 1.1 euro.

Lexo edhe:

Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Ilir Shkurti

E rëndë në Korçë/ Ish-mësuesi gjendet i pajetë brenda në banesë, jetonte i vetëm!

Lëvizja që pretendon me akcizën, është një tallje. Sipas tij, ajo hyn në fuqi kur nafta tejkalon 220 Iekë për litër, ndërkohë që përgjysmimi i barrës fiskale, i taksave mbi naftën, do të ishte rruga e vetme për të ulur çmimin e saj dhe për ta mbajtur atë në nivele të përballueshme nga qytetarët shqiptarë, nga fermerët shqiptarë, për ta mbajtur atë në nivele të kontrollueshme edhe për çmimet e tjera.”

Sipas liderit të opozitës, rruga e vetme për të ndihmuar qytetarët dhe fermerët është përgjysmimi i barrës fiskale, ndërsa lëvizjet e fundit të qeverisë me akcizën i cilësoi si një tallje që hyn në fuqi vetëm kur çmimet kalojnë nivelet e papërballueshme.

“Së dyti, përsëri, ai fajësoi për bllokimin e raportit të IBAR, de facto të negociatave me Bashkimin Europian, për shkak të çështjes Balluku dhe AKSHI, ku autor kryesor është Edi Rama, që përdori 83 mandatet e krimit për të mbrojtur veten nga dosja Balluku.

Së pari u përpoq të fajësojë opozitën. Së dyti, hodhi poshtë, mashtroi, se ka një bllokim apo ka një mosvotim të raportit të IBAR. E vërteta është kjo të dashur qytetarë: Opozita nuk është shkaku i bllokimit të votimit të raportit IBAR. Shkaku i vërtetë është vota me 83 mandate krimi, mburojë e korrupsionit të Edi Ramës, Lub Ballukut dhe rrethit të tij familjar dhe zyrtar.“

Më tej, Berisha u fokusua te çështja e integrimit në Bashkimin Europian, duke hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit se opozita po bëhet pengesë për votimin e raportit IBAR. Ai theksoi se bllokimi vjen si pasojë e korrupsionit qeveritar dhe përdorimit të mandateve parlamentare si mburojë për zyrtarët e lartë, duke shtuar se numri i vendeve anëtare të BE-së që kundërshtojnë progresin e Shqipërisë është rritur ndjeshëm brenda pak javësh. Berisha akuzoi Ramën se po zëvendëson agjendën evropiane me afrimin ndaj Beogradit, duke e cilësuar këtë si një tradhti ndaj interesave kombëtare.

“Dhe unë ju garantoj, se ky bllokim do bëhet gjithnjë e më i fortë. Mos harrojmë se para 3 javësh ishin 4 vende, ato të cilat bllokuan votimin e raportit IBAR. Me datën 1 prill, nuk ishin më 4 vende, por ishin 9 vende, një pjesë e mirë e të cilave janë pro zgjerimit të Bashkimit Europian. Pra, edhe njëherë, me Edi Ramën, integrim nuk ka. Edi Rama është një armik i egër, i cili, po zëvendëson integrimin e vërtetë në Bashkimin Europian, me integrimin e tij me Beogradin. Po zëvendëson pasaportën evropiane, me pasaportën e Serbisë.“

Në mbyllje të fjalës së tij, kreu i PD-së vuri theksin te situata kritike e fermerëve, të cilët sipas tij ndodhen në një “rënie të lirë” drejt falimentimit për shkak të mungesës së subvencioneve dhe kostove të larta të prodhimit. Duke e konsideruar qeverisjen aktuale si një sistem që mbijeton përmes vjedhjes dhe plaçkitjes së shqiptarëve, Berisha i bëri thirrje mbarë popullit që të dëshmojë revoltën dhe zemërimin e tij në protestën e thirrur më datë 17 prill, për t’i dhënë fund asaj që ai e quajti praktikë të falimentimit kombëtar.

“Së fundmi, foli dhe për fermerët, të cilët janë në një rënie të lirë dhe falimentim të papërmbajtshëm, të pandalshëm. E gjithë skema, i gjithë qëndrimi i kësaj qeverie ndaj fermerëve, si në sistemin fiskal, ashtu edhe në subvencionet, dhe tani së fundi në çmimin stratosferik të naftës, është një praktikë kryekëput falimentimi.

Data 17 prill, është dita që çdo qytetar duhet të dëshmojë zemërimin e tij, revoltën e tij, ndaj kësaj qeverie, e cila po bën gjithçka për të mbijetuar, që të vjedhë, të plaçkisë, edhe më shumë shqiptarët.”

Nga Kategoria

Aktualitet

Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Ilir Shkurti

5 Prill, 2026
Aktualitet

E rëndë në Korçë/ Ish-mësuesi gjendet i pajetë brenda në banesë, jetonte i vetëm!

5 Prill, 2026
Kryesore

Presidenti Begaj ndjek “Urbi Et Orbi” dhe uron Pashkën nga Shëngjini: Reflektim dhe besim për të ardhmen

5 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Berisha: Rama, autor i çmimit të lartë të naftës dhe bllokimit të integrimit

5 Prill, 2026

Irani i përgjigjet Trump:Do e hapim Hormuzin kur…

5 Prill, 2026

OBSH paralajmëron për rrezik bërthamor në Iran

5 Prill, 2026

Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Ilir Shkurti

5 Prill, 2026

“La Liga është vendosur”, debati i madh pas fitores së Barcelona ndaj Atletico Madrid

5 Prill, 2026

E rëndë në Itali, 50-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në stacionin e tramvajit

5 Prill, 2026

“Po e teproni”/ Presidenti i Atletico Madrid shpërthen për zërat mbi Julian Alvarez

5 Prill, 2026

E rëndë në Korçë/ Ish-mësuesi gjendet i pajetë brenda në banesë, jetonte i vetëm!

5 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.