• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 8 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

EMRAT/ Merrnin nga 11 mijë paund për të futur emigrantë me kamionë në Angli, dënohen me 15 vite burg tre shqiptarët

28 Mars, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një bandë kriminale shqiptare me bazë në Londër, përdorte stacionet e M25 për të transportuar emigrantë shqiptarë që hynin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas policisë britanike tre anëtarë të grupit, të identifikuar si Toni Liko 42 vjeç, Klement Gjika 44 vjeç dhe Stelian Bodnariu 37 vjeç, të cilët kërkonin nga 11,000 paund për person, janë dënuar me gjithsej 15 vjet burg.

Toni Liko dhe Klement Gjika u dënuan me nga pesë vjet e tetë muaj burg, ndërsa
Stelian Bodnariu u dënua me tre vjet e katër muaj.

Lexo edhe:

“Akt i pastër vetëgjyqësie”/ Divorci me Ogren Ballukun, reagojnë Neda Karafili dhe avokatja e saj: Nuk mund të më ndajë njeri nga fëmijët e mi

Zgjedhjet për krerët e degëve, Enkelejda Veliaj fiton garën për PD-në e Fierit

Hetuesit zbuluan se gjatë 18 muajve të funksionimit të bandës ata kishin dërguar në Londër deri në 20 shtetas shqiptarë, por shifra reale besohet të jetë shumë më e lartë.

Policia tha se për të kapur grupin, oficerët ndoqën automjetet, analizuan CCTV-të e stacioneve të shërbimit dhe përdorën mbikëqyrje për të identifikuar udhëheqësit e bandës.

Treshja e shqiptarëve u arrestua më 18 qershor të vitit të kaluar dhe telefonat e tyre u kontrolluan për mesazhet që tregonin koordinimin midis kontrabandistëve dhe shoferëve të kamionëve.

Inspektori Stuart Jack, që udhëhoqi hetimin, tha se kjo bandë kishte vetëm një motiv: fitimin e parave. Ai shtoi se emigrantët që trafikohen shpesh shfrytëzohen më tej kur mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar ose detyrohen të punojnë për rrjetet kriminale.

“Apeloj tek shoferët e kamionëve të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë. Kjo nuk është një krim pa viktima”, tha Jack.

Nga Kategoria

Lajme

“Akt i pastër vetëgjyqësie”/ Divorci me Ogren Ballukun, reagojnë Neda Karafili dhe avokatja e saj: Nuk mund të më ndajë njeri nga fëmijët e mi

7 Nëntor, 2026
Kryesore

Zgjedhjet për krerët e degëve, Enkelejda Veliaj fiton garën për PD-në e Fierit

7 Nëntor, 2026
Aktualitet

Ambasadori i ri izraelit në Tiranë: Teoritë konspirative dhe të rreme duan të shkatërrojnë marrëdhëniet tona miqësore

7 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

PSG vuan ndaj Troyes, Zabarnyi vendos dhe parizienët ruajnë kreun

7 Nëntor, 2026

Real Madrid fiton pastër në Mestalla, Valverde, Güler dhe Mbappé firmosin suksesin

7 Nëntor, 2026

“Akt i pastër vetëgjyqësie”/ Divorci me Ogren Ballukun, reagojnë Neda Karafili dhe avokatja e saj: Nuk mund të më ndajë njeri nga fëmijët e mi

7 Nëntor, 2026

Zgjedhjet për krerët e degëve, Enkelejda Veliaj fiton garën për PD-në e Fierit

7 Nëntor, 2026

Ambasadori i ri izraelit në Tiranë: Teoritë konspirative dhe të rreme duan të shkatërrojnë marrëdhëniet tona miqësore

7 Nëntor, 2026

Forest trondit Manchester Cityn, Delap shkëlqen me dopietë

7 Nëntor, 2026

Studentët thërrasin “Rama në burg, Berisha në burg”, kreu i PD: Do mbështesim protestat e tyre

7 Nëntor, 2026

Sulm me armë në Poloni, pesë viktima dhe 12 të plagosur

7 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.