• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 25 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit

25 Mars, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Gjermania përmes një nisme të re ligjore, synon vendosjen e taksës mbi pijet që përmbajnë sheqer, si dhe kufizimin e përdorimit të pijeve energjike për personat nën moshën 16 vjeç. Masa vjen në kuadër të përpjekjeve në rritje për të luftuar obezitetin tek fëmijët, një çështje që po gjen mbështetje të gjerë ndërpartiake në vend.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Propozimi pritet të hidhet në votim këtë të premte në Bundesrat, organi federal që përfaqëson 16 landerët gjermanë, duke shënuar hapin e parë drejt një rregullimi të mundshëm ligjor.

Drafti nuk përcakton ende nivelin konkret të taksës mbi sheqerin, por parashikon që të ardhurat e gjeneruara të kanalizohen në programe dhe iniciativa për përmirësimin e shëndetit publik.

Lexo edhe:

Ngjarje e rëndë në Itali, gjimnazisti godet më thikë mësuesen jashtë derës së shkollës

Jep dorëheqjen kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen

Kryeministri i Schleswig-Holstein dhe një nga iniciatorët e propozimit, Daniel Günther, theksuan se industria ushqimore duhet të nxitet të rishikojë formulat e produkteve të saj.

Një tjetër element kyç i propozimit është vendosja e kufizimeve për pijet energjike, për shkak të përmbajtjes së lartë të kafeinës, taurines dhe sheqerit.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 100 vende në botë kanë aplikuar tashmë taksa mbi pijet me sheqer, përfshirë rreth gjysmën e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si Belgjika, Franca dhe Portugalia.

Edhe pse CDU, pjesë e së cilës është edhe Günther, kishte refuzuar një propozim të ngjashëm në muajin shkurt, zhvillimet e fundit tregojnë për një ndryshim qëndrimi, me disa deputetë që tashmë e mbështesin nismën, së bashku me të Gjelbrit dhe Socialdemokratët.

Sondazhet tregojnë gjithashtu një mbështetje të konsiderueshme nga publiku, rreth 60% e qytetarëve gjermanë janë në favor të këtij hapi.

Ndërkohë, një studim i publikuar në vitin 2024 nga studiues të Universitetit Teknik të Mynihut vlerëson se një taksë e ngjashme me atë të Mbretërisë së Bashkuar do të ulte konsumin ditor të sheqerit me 2-3 gramë për person.

Nga Kategoria

Bota

Ngjarje e rëndë në Itali, gjimnazisti godet më thikë mësuesen jashtë derës së shkollës

25 Mars, 2026
Bota

Jep dorëheqjen kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen

25 Mars, 2026
Bota

E rëndë në Itali, shqiptarja i hedh helm minjsh vjehrrës në ushqim, tenton disa herë ta vrasë

25 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit

25 Mars, 2026

Cristiano Ronaldo Jr. në provë te Real Madridi për një transferim të mundshëm

25 Mars, 2026

Paralajmërimi i Ballës, çfarë mase do marrë PS për Spiropalin?

25 Mars, 2026

Ancelotti komenton përballjen ndaj Mbappés, tani është kundërshtar

25 Mars, 2026

Rikthimi i shumëpritur, Conor McGregor konfirmon datën e duelit të radhës

25 Mars, 2026

Ishte shpallur i zhdukur prej disa ditësh, gjendet i pajetë i moshuari

25 Mars, 2026

SPAK kërkon pushimin e çështjes së Irena Gjokës: Nuk provohet vepra penale

25 Mars, 2026

Kushtetuesja merr vendimin: Dekreti i Osmanit s’ka efekt juridik, Kuvendi ka 34 ditë për zgjedhjen e presidentit

25 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.