Një automjet ra sot (25 mars) në një greminë, teksa drejtuesi i mjetit shpëtoi për mrekulli dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi në Tepelenë, në aksin rrugor Gusmar-Nivicë, ku është raportuar një aksident rrugor.
Një automjet ka dalë nga rruga në një terren të vështirë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u realizua koordinimi i menjëhershëm ndërmjet strukturave përkatëse, konkretisht Policisë së Shtetit, Njësisë Administrative Kurvelesh, Urgjencës së Spitalit dhe Shërbimit Zjarrfikës, duke bërë të mundur ndërhyrjen e shpejtë në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes profesionale, u sigurua nxjerrja dhe transportimi i personit të aksidentuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Sipas burimeve, personi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.












