“E kaluara nuk mund të fshihet, në rastin më të mirë mund të arkivohet dhe mjafton pak për të hapur një kuti”, këto janë fjalët e Aniles, e cila ka vendosur që rubrikën “Ka Një Mesazh për Ty” të “E Diela Shqiptare” ka vendosur që të hapë arkivën e saj 44-vjeçare.
Anile e nis rrëfimin, që ditën e parë kur erdhi në jetë. Ajo tregon se pas lindjes, u braktis nga prindërit e saj biologjikë në spitalin e Lushnjes dhe më pas… u dërgua në jetimoren e Vlorës.
Ardit Gjebrea: Znj. Nile nuk di shqip sepse ka ikur shumë e vogël nga Shqipëria. Prej sa vitesh jetoni në Itali?
Anile: Kam gati 30 vite që jetoj aty.
Ardit Gjebrea: Me gjuhën shqipe si jeni, hiç fare?
Anile: E kuptoj pak por nuk arrij të bëj biseda…
Ardit Gjebrea: Biseda të gjata. Jo.
Ardit Gjebrea: Le ta tregojmë pak historinë tuaj që nga fillimi.
Anile: Unë quhem Anila dhe kam dy fëmijë.
Anile: Anastasia dhe Mateo dhe jetojmë së bashku me partnerin tim. Unë kam një partner. Le të themi që tani jam mirë.
Anile: Afër detit! Në një vend shumë të bukur që quhet Kariati.
Ardit Gjebrea: Le të kthehemi pak tek fëmijëria juaj.
Anile: Fëmijëria ime, kur isha e vajzë e vogël ka qenë një fëmijëri e bukur. Po flas për kohën kur isha një vajzë fare e vogël, kur luaja.
Ardit Gjebrea: Kur ishe e vetëdijshme? Po, kur u linde, ç’më thua?
Anile: Nga koha kur u linda me thënë të drejtën…di që më kanë braktisur. Në spitalin e Lushnjes. Pas spitalit të Lushnjes, fill pasi u linda. Ndjesë, por kam emocione. Pasi u linda më çuan në jetimoren e Vlorës. Në jetimoren e Vlorës qëndrova për dy vite. Aty në jetimore u rrita për dy vite. Pastaj më adoptuan nga një tjetër familje nga një fshat i Sarandës. Erdhën të më merrnin tezja ime Stavrulla dhe xhaxhai im Gregori. Janë dy kunetër. Ato më morën nga Vlora. Më rriti tezja ime Stavrulla për dy vite.
Ardit Gjebrea: Po pse e quan teze? Është tezja jote biologjike?
Anile: Jo, por është e shoqja e vëllait të sime mëje.
Për të ndihmuar familjen e saj adoptuese, Anile tregon se në moshën 12-vjeçare shkoi në Greqi për të punuar. Por, për të atje gjërat shkuan shumë keq. Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” në vazhdë të historisë së saj, ajo tregon se edhe atje u abuzua seksualisht nga një shqiptar.
Bëri denoncim dhe autori mori dënimin e duhur, kurse Anile përfundoi në një jetimore ku ndenji për nga 7-8 muaj. Vetëm atje ndjehej e sigurt.
Anile: Shkova sërish në Greqi, bashkë me fëmijët e mi. Shkova të takoja dajën, vëllain e nënës time.
Ardit Gjebrea: Po flet për vitet e fundit?
Ardit Gjebrea: Dëgjo, e bëjmë kështu. Mund të më tregosh të lutem për kohën kur shkove në Greqi?
Anile: Në Greqi shkova kur isha 12 vjeçe. 12 vjeçe e gjysmë. Rreth kësaj moshe pak a shumë. Atje më çuan dy kushërinjtë të nënës time. Ose më mirë, njëri ishte kushëriri i nënës ndërsa tjetra ishte e shoqja e tij.
Ardit Gjebrea: Po pse ike atje?
Ardit Gjebrea: Po çfarë punësh mund të bëje atje?
Anile: Doja të punoja sepse ato më kishin thënë se mund të punoja në një vilë, të pastroja.
Ardit Gjebrea: Në moshën 12 vjeçare?
Anile: 12 vjeçe e gjysmë. Po. Por unë këtë punë doja ta bëja sepse doja mbi të gjitha të largohesha nga ajo shtëpi. Por doja ta bëja sidomos edhe sepse në atë kohë, në vitet ’90, të gjithë largoheshin, shkonin jashtë për të punuar, për të dërguar diçka në shtëpi. Edhe unë me aq pak sa mundesha, duke qenë se ne ishim të varfër, doja të bëja diçka të madhe për nënën dhe babain tim.
Ardit Gjebrea: Pra doje të ndihmoje prindërit?
Anile: Po, ashtu. Për këtë arsye. Doja të ndihmoja ata. Por le te themi që…
Ardit Gjebrea: Si shkuan gjërat?
Anile: Keq. Vetëm kaq. Shkoi gjithçka keq. Aty më kanë abuzuar dhe më kanë ndodhur edhe shumë gjëra të tjera.
Ardit Gjebrea: Edhe atje?! Jo.
Anile: Po. Pastaj shkova në jetimoren e Zakynthos, në Greqi. Aty ndenja 7 apo 8 muaj, me sa mbaj mend.
Ardit Gjebrea: Po kush të çoi në Zakynthos?
Ardit Gjebrea: Pse? Bëre denoncim?
Ardit Gjebrea: Dhe çfarë ndodhi me ata që të abuzuan?
Anile: Besoj se morën dënimin që meritonin.
Anile: Të abuzosh me një vajzë të vogël 12 vjeçe e gjysmë. Megjithatë, ndenja në jetimoren e Zakynthos për 7 apo 8 muaj. Unë ndjehesha mirë aty. E ndjeja veten mirë se aty ishin të gjithë fëmijë si unë. Doja të bëja diçka. Doja të studioja. Doja të bëja diçka. Nuk ndjehesha më e sigurt asgjëkundi. Aty ndjehesha e sigurt.
Ardit Gjebrea: Sa vite qëndrove aty?
Anile: Në Zakynthos qëndrova gati një vit besoj. 7 apo 8 muaj ndoshta. Nuk e mbaj mend mirë. Pastaj, duke qenë se nëna ime më kërkonte, nëna e këtij kushëriri, erdhi të më merrte në jetimoren e Zakynthos-it. Unë sinqerisht nuk doja të shkoja.
Anile: Kisha shumë frikë. Por nga ana tjetër mendoja për nënë time që qante, që vuante. Më dhimbsej. Ndjehesha shumë keq teksa mendoja që po të mos kthehesha nëna ime do ndjehej keq. Por unë nuk doja të largohesha. Doja të qëndroja aty.
Ardit Gjebrea: Megjithatë u ktheve.
Anile: U ktheva. Me zemër të thyer por u ktheva sërish aty.
Ardit Gjebrea: Pra u merakose më tepër për nënën tënde se sa për veten.
Anile: Po sepse në marrëdhënie me të, ndihesha sikur isha unë e madhja ndërsa ajo ishte e vogla. Në kuptimin që…unë kështu ndihesha. Unë nuk doja që ta lëndoja.
Ardit Gjebrea: Një ndjesi mbrojtjeje.
Anile: Po, një ndjesi mbrojtjeje ndaj saj.











