Një 30-vjeçar me origjinë shqiptare u qëllua për vdekje mbrëmjen e së premtes në Itali. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 23:45 përpara një restoranti në Arezzo, të Italisë.
Viktima është identifikuar si Gjergj Pergegaj. Ai u qëllua nga katër plumba sipas hetimeve fillestare. Një nga të shtënat e qëlloi në qafë duke rezultuar fatale. Një plumb tjetër goditi kornizën e derës së restorantit.
Forcat e rendit u mobilizuan menjëherë dhe nisi kërkimi për autorin e ngjarjes. Rreth orës 2 të mëngjesit autoritetet arrestuan autorin e dyshuar, një shqiptar 35-vjeçar.
Trupi i viktimës u transferua në morgun e spitalit San Donato në Arezzo. Dyshohet për krim pasioni. Viktima në fund të turnit të saj të punës, ishte ndalur për të folur me ish-të dashurën e saj me origjinë rumune.
Në atë moment, partneri aktual i gruas mbërriti dhe duke i parë së bashku, humbi kontrollin dhe hapi zjarr. Hetimet vijojnë.











