Një 41-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme, rreth orës 05:45, në rrugën “Mine Peza”, te Bllokuu i Sigurisë.
Sipas burimeve paraprake, vdekja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe natyrale.
Shtetasi B. P., ishte arrestuar më 18 mars për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”.
Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.











