• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 4 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Tentohet të grabitet një argjendari në Pogradec, autorët thyejnë xhamin por patrulla e policisë i tremb! Pronari: Hera e tretë që vidhem

20 Mars, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një tentativë vjedhjeje është regjistruar gjatë orëve të natës në qytetin e Pogradecit, ku persona të paidentifikuar kanë synuar të grabisin një argjendari në lagjen nr. 3.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas informacioneve paraprake, tre persona të maskuar kanë tentuar të hapin me forcë qepenin e biznesit, duke arritur ta ngrenë atë deri në një hapësirë të mjaftueshme për të hyrë.

Më pas, ata kanë thyer xhamin e derës kryesore, por në momentin që po përpiqeshin të futeshin në ambientet e brendshme, kanë konstatuar afrimin e një patrulle policie dhe janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Lexo edhe:

Herën e fundit kaloi oqeanin si kryeministër, Sali Berisha udhëton sot drejt SHBA-së pas 14 vitesh, delegacioni që do e shoqërojë

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për sot!

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kajo Karafili”, një nga akset kryesore të qytetit të Pogradecit, ku operojnë dhjetëra biznese, përfshirë edhe disa argjendari.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë nga bizneset përreth, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit.

Ndërkohë, pronari i argjendarisë shprehet i shqetësuar për sigurinë, duke theksuar se kjo është hera e tretë që biznesi i tij bëhet objekt i vjedhjes.

“Është hera e tretë që më vjedhin. Këtë herë nuk arritën të marrin gjë, pasi i trembi sistemi i alarmit. Ishin tre persona të maskuar. Unë kam besim vetëm tek mediat, jo tek policia. Edhe dy rastet e mëparshme nuk janë zbardhur. Shpresoj që këtë herë të ketë drejtësi. Kam pësuar më parë rreth 15 mijë euro dëm. Kemi frikë, nuk mund të punojmë të qetë,” u shpreh ai.

Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që pamjet filmike të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Nga Kategoria

Kryesore

Herën e fundit kaloi oqeanin si kryeministër, Sali Berisha udhëton sot drejt SHBA-së pas 14 vitesh, delegacioni që do e shoqërojë

4 Shtator, 2026
Kryesore

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për sot!

4 Shtator, 2026
Kryesore

Biznesmeni u rrokullis në Peshkëpi, A8-ta e Luan Muçës po digjej në Kaninë, një “Range” u ndalua në Fier, ish-polici mori armën e Vasilit dhe i përzuri me plumba (KRONOLOGJIA)

3 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Herën e fundit kaloi oqeanin si kryeministër, Sali Berisha udhëton sot drejt SHBA-së pas 14 vitesh, delegacioni që do e shoqërojë

4 Shtator, 2026

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për sot!

4 Shtator, 2026

Biznesmeni u rrokullis në Peshkëpi, A8-ta e Luan Muçës po digjej në Kaninë, një “Range” u ndalua në Fier, ish-polici mori armën e Vasilit dhe i përzuri me plumba (KRONOLOGJIA)

3 Shtator, 2026

Qeveria çaktivizoi qindra llogari të protestës? Rama: S’kemi aftësi teknike për të këtë gjë

3 Shtator, 2026

Stuhi të forta godasin Toronton, dëme të mëdha në infrastrukturë

3 Shtator, 2026

Zjarr në Portin e Shëngjinit, një anije përfshihet nga flakët

3 Shtator, 2026

Presidenca e Kosovës: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit

3 Shtator, 2026

Plagosje me armë zjarri në Korçë, në kërkim autori

3 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.