Sipas ushtrisë izraelite, Hassan Ali Marwan drejtonte operacionet e divizionit dhe kishte urdhëruar lëshimin e raketave, dronëve dhe predhave ndaj Izraelit dhe trupave të IDF-së në jug të Libanit.
Ushtria izraelite (IDF) njoftoi të mërkurën se ka eliminuar në Bejrut komandantin e Divizionit “Imam Hussein”, vetëm 6 ditë pasi ai mori detyrën, pasi zëvendësoi paraardhësin e tij, edhe ky i eleminuar.
Sipas njoftimit të IDF-së, Hassan Ali Marwan mbante përgjegjësi për operacionet e divizionit dhe ishte emëruar në krye të tij pas eliminimit të ish-komandantit Ali Maslam Tabajeh, zëvendësit të tij Jihad al-Safira dhe disa operativëve të tjerë të lartë.
IDF deklaroi se, në detyrën e tij, Marwan kishte komanduar lëshimin e raketave, mjeteve ajrore pa pilot dhe predhave drejt territorit të Izraelit dhe ndaj trupave izraelite që veprojnë në jug të Libanit.











