• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 23 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

“Na kontaktoni”, Mossadi intensifikon përpjekjet për të rekrutuar iranianë kundër Republikës Islamike

18 Mars, 2026
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

“Ka ardhur momenti për të vepruar”, “një bisedë e shkurtër mund të hapë një kapitull të ri për ju. “Na kontaktoni përmes një linje të sigurt”, me këto mesazhe, në mes të luftës me Iranin, Mossad po intensifikon përpjekjet në rrjetet sociale për të arritur popullsinë iraniane dhe për të rekrutuar kundër Republikës Islamike.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u bën thirrje iranianëve të “marrin fatin e tyre në dorë” dhe të ngrihen, një fushatë më diskrete po zhvillohet në internet prej muajsh. Një kanal i Mossad-it, shërbimeve sekrete të jashtme izraelite, u hap në mënyrë të fshehtë në platformën Telegram që në fund të dhjetorit.

Një link drejt këtij kanali figuron në faqen zyrtare të Mossad-it, duke konfirmuar kështu autenticitetin e tij, përkrah lidhjeve drejt llogarive të rekrutimit në Instagram, Facebook dhe LinkedIn në hebraisht, anglisht dhe arabisht.

Lexo edhe:

Dyshohet se p*rdhunoi 27-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor, shpallet në kërkim autori në Lushnjë

Balla i përgjigjet Bardhit: Protëso kërkesën e protestuesve, ço Berishën në burg! Kreu i PD: Taulant ti je bundra

“Raportet nga terreni”

Një llogari në persisht u hap më 24 dhjetor në Telegram, katër ditë para shpërthimit të protestave masive në gjithë Iranin. Një mesazh i ngjitur në krye të kanalit thotë: “Mirë se erdhët! Nëse keni mbërritur deri këtu, ka gjasa që dëshironi të hyni në kontakt me ne. Ne jemi të kënaqur”. Mesazhi pasohet nga udhëzime të detajuara mbi mënyrën e kontaktimit të Institutit (“Mossad” në hebraisht) në mënyrë të sigurt, përmes një agjenti bisedues ose faqes së tij zyrtare.

Më 6 mars, kanali, që numëron rreth 48 mijë abonentë, publikoi një mesazh që inkurajonte iranianët të dërgonin informacione nga brenda vendit. “Vazhdoni të dërgoni raportet tuaja nga terreni. Ju jeni dëshmitarët e së vërtetës. Ne do të këmbëngulim deri në fitore!”

Në X, një llogari e re u shfaq në fillim të marsit, me emrin “Mossad Official”, pas nisjes së bombardimeve izraelito-amerikane më 28 shkurt. Edhe ajo shton nxitjet, të mbështetura nga videot tërheqëse të krijuara me inteligjencë artificiale.

Njëra tregon militantët e Basij duke ngritur sytë nga qielli, të frikësuar nga një sulm i mundshëm, nën një mbishkrim që premton se këta milicë islamistë “nuk do të mund të fshihen gjatë”. Një tjetër tregon një burrë që fshehurazi fotografon nga dritarja me telefonin e tij.

Llogari në X në persisht

“Mossad ka kryer këto lloj veprimesh prej dekadash, në varësi të mjeteve dhe teknologjive të disponueshme”, shpjegon Yossi Melman, gazetar izraelit specialist në çështjet e mbrojtjes dhe inteligjencës. “Ashtu si shërbime të tjera të huaja, agjencia ka financuar publikime dhe stacione radio në vende armiqësore”, thotë ai për AFP-në. “Mossad nuk ka shpikur rrotën. CIA e ka bërë këtë prej vitesh”.

Gjashtë muaj para hapjes së kanalit zyrtar në Telegram, një tjetër llogari, e quajtur “Mossad Farsi”, u shfaq në X. Ajo publikoi mesazhin e parë më 25 qershor, menjëherë pas dymbëdhjetë ditëve të luftës mes Izraelit dhe Iranit. Sot ka mbi 60 mijë ndjekës. Publikimet e para ishin një seri videosh të Menashe Amir, një prezantues i njohur radiofonik izraelit i lindur në Teheran, i cili për më shumë se gjashtë dekada u është drejtuar iranianëve në persisht.

Amir konfirmoi për AFP-në se llogaria menaxhohej vërtet nga agjencia e inteligjencës, edhe pse nuk figuron në listën e publikuar të martën nga Mossad.

“Make Iran great again”

“Mesazhi i parë (video) që ata publikuan me mua u pa 2.200.000 herë”, komenton ai me krenari. Llogaria nuk është verifikuar nga autoritetet, por mediat izraelite e konsiderojnë si zyrtare.

“Mossad Farsi” ka publikuar një seri kritikash sarkastike ndaj udhëheqësve iranianë, por edhe përmbajtje të ndryshme: një ofertë për telekonsultim mjekësor për iranianët; një sekuencë shifrash enigmatike; një sondazh që pyeste kush duhet të drejtojë Iranin për të zgjidhur krizën kronike të ujit; ose një video që premtonte ‘Make Iran great again’ (Ta bëjmë Iranin përsëri të madh), versioni mossad-ian i sloganit të famshëm të Donald Trump.

Toni u bë më i ashpër kur shpërthyen protestat masive në Iran në fund të dhjetorit të vitit 2025, të shtypura me dhunë.

“Dilni së bashku në rrugë. Ka ardhur ora. Ne jemi me ju”. “Jo vetëm nga larg ose me fjalë. Ne jemi me ju në terren”, thuhej në një nga këto mesazhe.

Të martën, disa orë pas vrasjes nga Izraeli të Ali Larijanit, një nga udhëheqësit më të lartë iranianë, dhe komandantit të Basij, llogaria komentoi shkurt: “njerëzit mizorë përfundojnë duke vdekur”.

Tags: iran

Nga Kategoria

Aktualitet

Dyshohet se p*rdhunoi 27-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor, shpallet në kërkim autori në Lushnjë

23 Korrik, 2026
Lajme

Balla i përgjigjet Bardhit: Protëso kërkesën e protestuesve, ço Berishën në burg! Kreu i PD: Taulant ti je bundra

23 Korrik, 2026
Lajme

“Ndaloni dhunën ndaj qytetarëve”, Bardhi-Ballës: Rrezikojnë të të bëjnë pis kostumin e shtrenjtë me një vezë

23 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Dyshohet se p*rdhunoi 27-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor, shpallet në kërkim autori në Lushnjë

23 Korrik, 2026

Balla i përgjigjet Bardhit: Protëso kërkesën e protestuesve, ço Berishën në burg! Kreu i PD: Taulant ti je bundra

23 Korrik, 2026

“Ndaloni dhunën ndaj qytetarëve”, Bardhi-Ballës: Rrezikojnë të të bëjnë pis kostumin e shtrenjtë me një vezë

23 Korrik, 2026

I përjashtuar nga Kuvendi, Agron Shehaj kërkon të futet në seancë, nxirret me dhunë nga garda

23 Korrik, 2026

Debate në Konferencën e Kryetarëve për ‘Territorialen’, PS dhe PD përplasen për zgjatjen e afatit të punës së komisionit

23 Korrik, 2026

FIFA publikon formacionin ideal të Kupës së Botës 2026, dominojnë kampionët e Spanjës

23 Korrik, 2026

Protesta e tensionuar jashtë Kuvendit, Berisha kërkon shkrirjen e Parlamentit, por i shmanget pyetjes nëse do të djegë mandatin e tij

23 Korrik, 2026

Balla publikon pamjet e policit të mbuluar në gjak: Kjo nuk është më protestë paqësore, por terrorizëm (VIDEO)

23 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.