• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 16 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Ishte e lumtur atë ditë” – Kushërira e Xhuana Nikollajt ngre pikëpyetje për vetëvrasjen e 25-vjeçares: Kush e shkroi letrën? Ajo s’do ja bëntë kurrë të atit këtë

16 Mars, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Vdekja e Xhuana Nikollajt, e cila dyshohet se i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë, ka ngritur një sërë pikëpyetjesh, pasi familjarët e kanë hedhur poshtë këtë version. Këta të fundit kanë hedhur akuza ndaj ish-bashkëshortit të saj, Eraldo Fizi, duke pretenduar se ai qëndron pas kësaj ngjarjeje të rëndë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Diçka e tillë është konfirmuar edhe nga kushërira e saj, Mira Nikollaj, e cila gjatë një interviste për Top Channel ka ngritur dyshime për vetëvrasjen e 25-vjeçares.

Mira Nikollaj tha se Xhuana e kishte kuptuar që martesa me Eraldo Fizin ishte e gabuar dhe prandaj i kishte dhënë fund martesës vetëm tre muaj pas dasmës.

Lexo edhe:

Kriza thellohet në xhepat e shqiptarëve/ 1 në 4 familje nuk paguajnë dot faturat dhe qiranë në kohë

Rama shfaqet i nervozuar në Vlorë, i drejtohet me duart lart vartësve

“Mund të imagjinohet se çfarë ndjejnë dy prindër kur humbin dritën e syve; imagjinohet jeta e tyre. Dy prindër që humbin fëmijën bëjnë kot hije mbi dhe. Forca e tyre janë tre vajzat e tjera, të cilat janë të shkolluara dhe me familjet e tyre. Xhuana u rrit në këtë familje nga dy prindër të thjeshtë, punëtorë dhe të ndershëm.

Xhuana ishte një vajzë e thjeshtë dhe e shkolluar. Kishte mbaruar Juridikun. Në gjimnaz pati fatkeqësinë të njihte njeriun e gabuar. Që ishte i gabuar, ajo e kuptoi vetëm pas martesës, e cila zgjati tre muaj, sepse e kuptoi se nuk ishte njeriu i duhur dhe ambienti ku jetonte çifti ishte toksik.

Xhuana vendosi të ndahej dhe familja e mbështeti për këtë gjë. Ata shkuan dhe e tërhoqën vajzën dhe ndarja u bë me mirëkuptim. Xhuana punonte në një studio juridike në Lezhë, por vendosi të largohej për t’iu shmangur ambientit të ish-burrit dhe opinionit publik”, tha ajo.

Po ashtu, kushërira e Xhuanës ka deklaruar se e reja është përballur me dhunë fizike nga bashkëshorti dhe vjehrrit.

“Ishte dashuria e parë dhe vendosi të ndahej pas problemeve. Kishte probleme me vjehrrën, pasi burri ishte i ndikuar nga nëna e tij. Kur Xhuana kërkoi të jetonte vetëm me burrin e saj, e ëma e djalit ushtroi presion mbi të dhe e mbante nën kontroll. Ajo aty u përball me dhunën jo vetëm të të shoqit, por edhe të vjehrrës”, shtoi ajo.

Më tej, Mira Nikollaj ka ngritur disa pikëpyetje në lidhje me vetëvrasjen e së resë. Ajo ka deklaruar se Xhuana, mëngjesin e ditës së ngjarjes, kishte telefonuar të ëmën dhe i kishte thënë se ishte e lumtur për punën e re. Sipas saj, Xhuana mund të jetë detyruar të kryejë aktin e rëndë.

“Unë nuk i kam parë, por di që janë gjetur shenja dhune në trupin e Xhuanës. Mua më kanë lindur disa pyetje. Çfarë e çon një vajzë 25-vjeçare, me një të ardhme të ndritur përpara, të vrasë veten kur ajo e kishte bërë zgjedhjen e saj? Në mëngjesin para ngjarjes, ajo kishte marrë të ëmën në telefon dhe kishte qenë shumë e kënaqur për punën e re në një zyrë avokatie.

Po atë ditë, në darkë, do të festonin ditëlindjen e nipit, ku kishin përgatitur një festë. Kur kishte festë atë ditë, pse duhet ta blinte helmin? Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur atë ditë, por dyshimet janë të shumta. Një letër nuk mjafton. Kush e shkroi letrën? E shkroi me vullnetin e saj apo ishte e detyruar? Ajo ka qenë shumë e lidhur me babanë e vet dhe nuk do t’ia bënte dot këtë gjë”, tha ajo.

Tags: kusheriraXhuana nikollaj

Nga Kategoria

Ekonomi

Kriza thellohet në xhepat e shqiptarëve/ 1 në 4 familje nuk paguajnë dot faturat dhe qiranë në kohë

16 Mars, 2026
Aktualitet

Rama shfaqet i nervozuar në Vlorë, i drejtohet me duart lart vartësve

16 Mars, 2026
Lajme

Largohet Berisha? PD shkon në zgjedhje për Kryetar, ja data kur do mbahen!

16 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Ishte e lumtur atë ditë” – Kushërira e Xhuana Nikollajt ngre pikëpyetje për vetëvrasjen e 25-vjeçares: Kush e shkroi letrën? Ajo s’do ja bëntë kurrë të atit këtë

16 Mars, 2026

Kriza thellohet në xhepat e shqiptarëve/ 1 në 4 familje nuk paguajnë dot faturat dhe qiranë në kohë

16 Mars, 2026

Rama shfaqet i nervozuar në Vlorë, i drejtohet me duart lart vartësve

16 Mars, 2026

Largohet Berisha? PD shkon në zgjedhje për Kryetar, ja data kur do mbahen!

16 Mars, 2026

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

16 Mars, 2026

Gjendet e vdekur vajza e ministres izraelite, kishte akuzuar prindërit për abuzim seksual

16 Mars, 2026

Skandali me fondet e Gaddafit, ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy përballet sërish me drejtësinë

16 Mars, 2026

“Të mos dish kush e ka shkruar “Iliadën” por të dish emrat e firmave luksoze…”/Mbesa e Robert Ndrenikës e irrituar me banorët e “BBV”!

16 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.