Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë në qytetin bregdetar të Vlorës, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të pushtetit lokal, si dhe deputetë të jugut, shoqëruar nga ministrja Erjona Ismaili.
Mirëpo, siç shihet nga këto pamje që ka siguruar “Iliria News”, kryeministri është shfaqur mjaft i nervozuar në përfundim të takimit me socialistët e jugut.
Ai ngre duart dhe më pas i drejton gishtin dikujt, por nuk kuptohet nëse Edi Rama është duke bërtitur, po shanë dikë apo bëhet fjalë për diçka tjetër, që ai po ua thotë të vetëve para se të futet në makinë e të largohet.










