• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 4 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, kush është Sabah Nuzi, porositi vendosjen e tritolit në makinën e Klosit nga burgu

16 Mars, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Sabah Nuzi, i arrestuar më 26 shtator 2025  për vrasjen e Klevis Lleshit është personi që ka porositur vendosjen e një sasie lënde plasëse në automjetin e shtetasit Oltion Klosi.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ngjarja ka ndodhur më 10 mars, ndërsa policia ka arritur që ta zbardhë pas disa ditësh, duke vënë në pranga 7 persona.

Jurgen Gjonaj, 32 vjeç, Renato Balla, 25 vjeç, Kristjan Ahmerama, 24 vjeç dhe Eklips Leti, 27 vjeç, akuzohen për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim.

Lexo edhe:

Mrekulli në Nepal/ Dy të mbijetuar gjenden 9 ditë pas përmbytjeve vdekjeprurëse (VIDEO)

Herën e fundit kaloi oqeanin si kryeministër, Sali Berisha udhëton sot drejt SHBA-së pas 14 vitesh, delegacioni që do e shoqërojë

Glentjan Kojtari, 29 vjeç, Dorjan Hamolli, 34 vjeç dhe Geris Molla, 19 vjeç akuzohen për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e kryer në bashkëpunim..

Ndërsa Sabah Nuzi, aktualisht në IEVP akuzohet për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Jurgen Gjonaj është personi që ka vendosur dhe shpërthyer lëndën eksplozive, i cili është ndihmuar nga shtetasit Kristjan Ahmerama, Renato Balla dhe Eklips Leti, duke i  siguruar fotot dhe vendndodhjen e automjetit të dëmtuar, biçikletën me të cilën ka lëvizur autori, banesën ku është strehuar si dhe sasinë e lëndës eksplozive të vendosur. Ndërkohë, Shtetasi Sabah Nuzi, aktualisht në IEVP Fushë-Krujë, i akuzuar për vepra të rënda kriminale, dyshohet se është personi që ka porositur vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e shtetasit Oltion Klosi.

Kush është Sabah Nuzi

Sabah Nuzi akuzohet se ekzekutoi 32-vjeçarin Klevis Lleshi kundrejt një pagese prej 50 mijë eurosh.

Vrasja u urdhërua nga Aurel Hoxha, ndërsa ndërmjetësi akuzohet se është Saimir Kolaveri, i arrestuar në Itali.

Krimi i rëndë dyshohet se ka ndodhur për gjakmarrje.

Aurel Hoxha, i njohur ndryshe me emrin Aurelinjo Kalaveri, urdhëroi vrasjen e 32-vjeçarit për tu hakmarrë për vrasjen e vëllait të tij në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2012, nga Arben Lleshi, kushëriri i 22-vjeçarit.

Dy fiset janë përfshirë në një sagë hakmarrjesh, të nisur në vitin 2012, kur Arben Lleshi vrau Agim Hoxhën, vëllain e Aurel Hoxhës, dhe më pas ia dogji trupin në makinë. Një vit më pas, më 30 tetor 2013, u vra Xhavit Lleshi, babai i Klevis Lleshit. Tre vite më vonë, më 15 maj 2016 u vra vëllai i tij, Hajredin Lleshi.

Më pas, në vitin 2020 fisi Hoxha dyshohet se porositi vrasjen e Klevis Lleshit. Pas vrasjes, trupin e tij e zhdukën në fshatit Shpërdhet të Kurbinit, ndërsa eshtrat u gjetën pas rreth 2 vite e gjysmë nga banorë të zonës.

Arben Lleshi po vuante dënimin me burg përjetë në burgun e Peqinit, kur në vitin 2023 u vra nga Sokol Mjacaj. Ai u qëllua me armë brenda në qeli, dhe dyshohet se vrasja ka qenë vazhdë e kësaj hakmarrjeje.

Nga Kategoria

Bota

Mrekulli në Nepal/ Dy të mbijetuar gjenden 9 ditë pas përmbytjeve vdekjeprurëse (VIDEO)

4 Shtator, 2026
Kryesore

Herën e fundit kaloi oqeanin si kryeministër, Sali Berisha udhëton sot drejt SHBA-së pas 14 vitesh, delegacioni që do e shoqërojë

4 Shtator, 2026
Kryesore

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për sot!

4 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Mrekulli në Nepal/ Dy të mbijetuar gjenden 9 ditë pas përmbytjeve vdekjeprurëse (VIDEO)

4 Shtator, 2026

Herën e fundit kaloi oqeanin si kryeministër, Sali Berisha udhëton sot drejt SHBA-së pas 14 vitesh, delegacioni që do e shoqërojë

4 Shtator, 2026

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për sot!

4 Shtator, 2026

Biznesmeni u rrokullis në Peshkëpi, A8-ta e Luan Muçës po digjej në Kaninë, një “Range” u ndalua në Fier, ish-polici mori armën e Vasilit dhe i përzuri me plumba (KRONOLOGJIA)

3 Shtator, 2026

Qeveria çaktivizoi qindra llogari të protestës? Rama: S’kemi aftësi teknike për të këtë gjë

3 Shtator, 2026

Stuhi të forta godasin Toronton, dëme të mëdha në infrastrukturë

3 Shtator, 2026

Zjarr në Portin e Shëngjinit, një anije përfshihet nga flakët

3 Shtator, 2026

Presidenca e Kosovës: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit

3 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.