Një grabitje është regjistruar në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës.
Sipas burimeve në media, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në ambientet e shkollës dhe kanë marrë disa kompjutera.
Burime bëjnë me dije se autorët dyshohet të kenë prekur edhe regjistrat e shkollës, çka mund të ndihmojë hetuesit për të kuptuar më mirë qëllimin e vjedhjes.
Ngjarja është konstatuar pak më parë dhe pritet të verifikohen kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët. Ndërkohë, policia është njoftuar dhe pritet të nisë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.










