• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 24 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Kallas e gatshme të presë së shpejti një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

14 Mars, 2026
tek Kosova, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë të shtunën se është e gatshme ta ndërmjetësojë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, pasi autoritetet kosovare mundësuan lehtësira të përkohshme për komunitetin serb në Ligjin për të huajt.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një shkrim në X, Kallas tha se “është krijuar një momentum i ri për t’i çuar përpara marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit”.

Kjo pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pajtuar t’u ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe t’ua njohë përkohësisht letërnjoftimet pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumenteve kosovare.

Lexo edhe:

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burg për mosdeklarim të pasurisë

“Bulevardi u zbraz nga Flamingot”, Rama për protestën: Mbetën vetëm puplat e ditëzinjve

“Marrëveshja e sotme për regjistrimin civil dhe Ligjin për të huajt shënon një hap të rëndësishëm përpara në dobi të të gjithë njerëzve në Kosovë. Është thelbësore të sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve publike”, tha Kallas.

Kosova synon t’i shkrijë institucionet paralele serbe të shëndetësisë dhe arsimit në sistemin e vet përfundimisht përmes këtij ligji që do të fillojë të zbatohet plotësisht nga e diela e 15 marsit.

Por, Qeveria Kurtit u pajtua pas një takimi të shtunën me të dërguarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen, që pjesëtarët e komunitetit serb pa dokumente kosovare të kenë mundësi të marrin leje të përkohshme qëndrimi prej 12-muajsh, si dhe të bartin përkohësisht si mjet identifikimi letërnjoftimet e lëshuara nga autoritetet serbe.

Dialogu në Bruksel

Viteve të fundit, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar një sërë rundesh të dialogut në nivel kryenegociatorësh, por takime të nivelit të lartë politik nuk ka pasur që nga shtatori i vitit 2023.

Atëbotë, rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë u zhvillua pak ditë para sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i serbëve të armatosur vranë një polic të Kosovës.

Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, por Beogradi mohon se ka gisht në të.

Vazhdimi i dialogut në nivel të lartë ngeci pas atij sulmi, pasi Kurti e lidhi atë me dorëzimin e autorit të dyshuar, Millan Radoiçiqit – veprim të cilin Serbia nuk e ka bërë deri më sot.

Mbi një dekadë dialog, Kosova dhe Serbia kanë arritur një sërë marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Më 2023, palët arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, e njohur edhe si Marrëveshja e Ohrit, por BE-ja ka thënë se ajo ende nuk është zbatuar.

Ndonëse kjo marrëveshje nuk është nënshkruar, sipas bllokut evropian, ajo është e detyrueshme për të dyja palët./REL

Nga Kategoria

Kosova

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burg për mosdeklarim të pasurisë

24 Korrik, 2026
Aktualitet

“Bulevardi u zbraz nga Flamingot”, Rama për protestën: Mbetën vetëm puplat e ditëzinjve

24 Korrik, 2026
Kryesore

BKH kontrollon banesën e biznesmenit të njohur të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut!

24 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, ekstradohet në Itali Juljan Kollçaku

24 Korrik, 2026

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burg për mosdeklarim të pasurisë

24 Korrik, 2026

Stuhi breshëri në Elbasan dhe zonat përreth, vështirësi në qarkullim

24 Korrik, 2026

Aktiv prej 3 ditësh, zjarri mes Voskopojës dhe Lekasit përhapet me shpejtësi

24 Korrik, 2026

Përplasi për vdekje 74-vjeçaren dhe u arratis, arrestohet 65-vjeçari dhe djali i tij

24 Korrik, 2026

“Bulevardi u zbraz nga Flamingot”, Rama për protestën: Mbetën vetëm puplat e ditëzinjve

24 Korrik, 2026

Eurodeputetët në protestë, Rama: Nuk kanë lexuar ligjin, erdhën me agjendë politike

24 Korrik, 2026

BKH kontrollon banesën e biznesmenit të njohur të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut!

24 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.