• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 22 Maj, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Veliaj mori aktet hetimore në qeli, raporti i studios ligjore amerikane: S’mund të shqyrtojë dosjen brenda 2 javëve, e mbajnë në burg për ta ndëshkuar

13 Mars, 2026
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Studio ligjore amerikane Kasowitz LLP, ka publikuar një tjetër raport sa i përket procesit gjyqësor që po zhvillohet në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili është në izolim që prej 10 shkurtit 2024.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Erion Veliajt po i mohohet e drejta e gjykimit nëpërmjet një procesit të rregullt ligjor”, thuhet në raport, duke iu referuar mosvënies në dispozicion të akteve të plota hetimore, konkretisht të dosjes me 60.000 faqe, për të përgatitur mbrojtjen.

Ndonëse GJKKO më 10 mars, urdhëroi dorëzimin e materialeve, (28 mijë faqe që i përkasin procesit hetimor të zhvilluar në ngartim të Veliajt) dhe shtyu seancën për më 24 mars 2026, raporti vë në dyshim nëse Veliaj mund të shqyrtojë këtë vëllim masiv dokumentesh brenda vetëm dy javësh. Problematikë tjetër e pasqyruar në raport është dhe mungesa e krijimit të kushteve për takimin e Veliajt me avokatët në mënyrë efektive dhe konfidenciale.

Lexo edhe:

PS dhe PD bashkojnë votat për miratimin e rregullores së re të kuvendit, vetëm një deputet kundër

Ishte me bashkëshorten kur u godit me qytë pistolete, policia reagon për rrahjen e drejtorit të AKU-së në Shkodër

Studio ligjore amerikane thotë se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion po përdor argumente të pabaza , si aktivitetet lobuese të kryebashkiakut, për të justifikuar vazhdimin e paraburgimit të Erion Veliajt. Sipas tyre, SPAK kërkon të ndëshkojë Veliaj “për shprehjen e të drejtës së tij demokratike për të kërkuar peticion, gjë që në fakt ka ekspozuar shkelje të shumta të procesit të rregullt ligjor nga SPAK në rastin e tij”, thuhet në raport.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mbajtur në detyrë Erion Veliajn si kryebashkiak, është shpërfillur thotë raporti. “Erion Veliaj po mbahet në burg mbi baza që cilësohen arbitrare”, ndërsa qytetarët e Tiranës po privohen nga lideri i zgjedhur prej tyre në mënyrë demokratike.

Këshilltari ligjor i Veliajt, Daniel Fetterman është shprehur gjithashtu se studio ligjore i është drejtuar me një letër Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) duke i kërkuar të shqyrtojë se çfarë po ndodh ne procesin ligjor të Veliajt dhe të vërejë të gjitha shkeljet në proces.

Ky raport është ripërditësim i atyre të publikuar më herët po për të njëjtat problematika. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj qëndron në paraburgim që prej datës 10 shkurt 2025, ndërsa një vit më vonë (9 shkurt 2026) dosja e tij ka kaluar për gjykim.

SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg. Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë. Në të njëjtën dosje për gjykohet dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe biznesmenë.

Tags: burgveliaj

Nga Kategoria

Aktualitet

PS dhe PD bashkojnë votat për miratimin e rregullores së re të kuvendit, vetëm një deputet kundër

21 Maj, 2026
Aktualitet

Ishte me bashkëshorten kur u godit me qytë pistolete, policia reagon për rrahjen e drejtorit të AKU-së në Shkodër

21 Maj, 2026
Aktualitet

Rrihet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, përfundon në spital

21 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

PS dhe PD bashkojnë votat për miratimin e rregullores së re të kuvendit, vetëm një deputet kundër

21 Maj, 2026

Ishte me bashkëshorten kur u godit me qytë pistolete, policia reagon për rrahjen e drejtorit të AKU-së në Shkodër

21 Maj, 2026

Merino rikthehet në stërvitje, mesfushori synon Botërorin me Spanjën

21 Maj, 2026

Ronaldo kampion i Arabisë Saudite, dopieta e portugezit i jep titullin Al-Nassr

21 Maj, 2026

Rrihet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, përfundon në spital

21 Maj, 2026

Zyrtarisht në sezonin e Binjakëve/ Si do ndikojë kjo tek secila shenjë e Horoskopit

21 Maj, 2026

Mereme Sela: Berisha do të pësonte humbje katastrofike përballë meje! Më hoqën nga frika

21 Maj, 2026

Fati i Ervis Martinaj, gazetari: Policia e ka të zbardhur çështjen, por…

21 Maj, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.