• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 14 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Gripi i shpendëve/ Ministria e Bujqësisë: Janë evidentuar 4 vatra të infektuara

10 Janar, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Situata e gripit të shpendëve në vendin tonë është është në kontroll, që prej konfirmimit të rastit të parë. Kështu ka njoftuar Ministria e Bujqësisë, teksa ka theksuar se situata po monitorohet nëpërmjet strukturave në qendër dhe atyre rajonaje. 

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ministria e Bujqësisë ka konfirmuar se aktualisht janë tre vatrat të infektuara, në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe asaj të konfirmuar ditën e sotme 09.01.2025 në Lagunën e Karavastasë. Në fund të njofitmit, Ministria Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural fton fermerët dhe qytetarët të rrisin vigjilencën dhe të bashkëpunojnë.

Më herët, Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve ka deklaruar se sëmundja aktualisht është e pranishme në mjaft shtete të tjera, të cilët zbatojnë programe kontrolli dhe mbikëqyrje të njëjta me vendin tonë. Ky infeksion mund të parandalohet vetëm nëpërmjet zbatimit të masave të biosigurisë.

Lexo edhe:

Kaq i njohur babai i Kylian Mbappe: Djali im u largua nga shtëpia në moshën 12-vjeçare dhe nuk erdhi më.

Trump “nuk e ndahet” nga Irani, presidenti i SHBA: Është koha për një ndryshim në qeverisje

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të transparencës dhe komunikimit me publikun informon qytetarët se situata për gripin e shpendëve, Influencën Aviare, në vend është nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm, nëpërmjet strukturave në qendër dhe atyre rajonaje.

Sëmundja e Influencës Aviare e konfirmuar edhe në vendin tonë, është një sëmundje e një rëndësie të veçantë dhe me përhapje mbarëbotërore. Sipas komunikimeve të vazhdueshme në faqen zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve sëmundja aktualisht është e pranishme në mjaft shtete të tjera, të cilët zbatojnë programe kontrolli dhe mbikëqyrje të njëjta me vendin tonë.

Ky infeksion mund të parandalohet vetëm nëpërmjet zbatimit të masave të biosigurisë me qellim uljen e nivelit të ekspozimit ndaj virusit i cili përhapet me rrugë ajrore dhe ato të kontaktit me shpendët portatorë, të egër dhe migratorë për në fermat dhe oborret familjare, të cilët mbarështojnë shpendë.

Që prej konfirmimit të rastit të parë është në fuqi dhe mblidhet në rend ditor Qendra Kombëtare e Krizës për sëmundjen e Influencës Aviare me përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Brendshme, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Instituti i Shëndetit Publik për koordinimin e veprimeve dhe marrjen e informacionit mbi masat e marra nga Qendra Rajonale të Krizës, e cila ka identifikuar Njësitë Administrative të zonave të mbrojtjes (3 km) dhe mbikqyrjes (10 km) për tre vatrat në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe asaj të konfirmuar ditën e sotme 09.01.2025 në Lagunën e Karavastasë.

Prej rastit të parë të konfirmuar Shërbimi Veterinar Rajonal ka marrë të gjitha masat e duhura për monitorimin e situatës shëndetësore të shpendëve të butë, për izolimin e infeksionit me qëllim parandalimin e përhapjes duke vijuar komunikimin me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura për monitorime dy-palëshe të faunës së egër në zonat lagunore e ujore të mbrojtura.

Është bashkëpunuar me Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor për monitorimin dhe testimin e personave të kontaktit, teste të cilat deri më tani kanë rezultuar negative, me Njësitë e vetëqeverisjes vendore në Bashkitë e prekura, si dhe me Policinë e Shtetit për zbatimin e Urdhrave të Ministrit të Bujqësisë në fuqi për marrjen e masave parandaluese të përhapjes së virusit të Influencës Aviare nëpërmjet ndalimit të lëvizjes së shpendëve të gjallë jashtë fermave, të ndodhura në Njësitë Administrative të zonave të mbrojtjes dhe mbikqyrjes.

Duke qenë se dy prej rasteve në vatrat aktuale pozitive janë të pranishëm në specie të shpendëve të egër, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural fton fermerët dhe qytetarët të rrisin vigjilencën dhe të bashkëpunojnë me qëllim jo vetëm raportimin në kohë të çdo dyshimi nëpërmjet komunikimit të shpejtë në numrin e gjelbër 08003366, por dhe zbatimit rigoroz të masave të biosigurisë dhe kufizimit të ekspozimit të shpendëve në mjedise të hapura, për të ulur nivelin e riskut të kontaktit me shpendët e egër dhe migratorë.”, ka njoftuar Ministria e Bujqësisë.

Tags: gripi i shpendeve

Nga Kategoria

Kaq i njohur babai i Kylian Mbappe: Djali im u largua nga shtëpia në moshën 12-vjeçare dhe nuk erdhi më.
Aktualitet

Kaq i njohur babai i Kylian Mbappe: Djali im u largua nga shtëpia në moshën 12-vjeçare dhe nuk erdhi më.

14 Shkurt, 2026
Trump "nuk e ndahet" nga Irani, presidenti i SHBA: Është koha për një ndryshim në qeverisje
Kryesore

Trump “nuk e ndahet” nga Irani, presidenti i SHBA: Është koha për një ndryshim në qeverisje

14 Shkurt, 2026
Shqipëria po përballet me një plakje të shpejtë: Rënie e theksuar e lindjeve, vendi në rrugën drejt tkurrjes demografike.
Kryesore

Shqipëria po përballet me një plakje të shpejtë: Rënie e theksuar e lindjeve, vendi në rrugën drejt tkurrjes demografike.

14 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Dashuria në bilanc: Çfarë shpenzimesh sjell Shën Valentini në Shqipëri?

Milano-Cortina 2026: Denni Xhepa konfirmon pjesëmarrjen në zbritjen e dytë, do të niset nga vendi i 36-të.

Milano-Cortina 2026: Denni Xhepa konfirmon pjesëmarrjen në zbritjen e dytë, do të niset nga vendi i 36-të.

14 Shkurt, 2026

‘Nuk më intereson fare’ – Ylli i Man Utd, Matheus Cunha, kritikon United Strand për shakasë me prerjen e flokëve në një pranim të qartë ‘presioni’

14 Shkurt, 2026
25-vjeçari shqiptar vritet me armë në Itali, dyshohet se shkaku është një mosmarrëveshje në klubin e natës.

25-vjeçari shqiptar vritet me armë në Itali, dyshohet se shkaku është një mosmarrëveshje në klubin e natës.

14 Shkurt, 2026
"Makina të reja F1 si Formula E në një nivel tjetër" / Verstappen kritikon drejtorët e Formula E dhe ftohet të provojë një makinë elektrike.

“Makina të reja F1 si Formula E në një nivel tjetër” / Verstappen kritikon drejtorët e Formula E dhe ftohet të provojë një makinë elektrike.

14 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In