Në Kryesinë e Kuvendit po zhvillohet mbledhja e grupit të PS, ku pritet të shpallet edhe vendimi i socialistëve për kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Edi Rama: Sot ne jemi këtu që të shpallim publikisht qëndrimin tonë në lidhje me kërkesën e prokurorit special për të autorizuar kufizimin e lirisë së Belinda Balluku. Ndaj saj është ngritur një akuzë, jo për vjedhje, jo për korrupsion dhe gjësendi tjetër të lidhur me ndonjë skenë krimi apo kryerjen e ndonjë vepre të rëndë penale, por vetëm për dyshimin e arsyeshëm se në cilësinë e ish ministres ka kryer veprën penale pabarazi në tendëra publik, 6 vite më parë. Bazuar në disa mesazhe të gjetura vite më vonë në celularin e një ish-drejtori. Mbi këtë fakt, ende të pahetuar. Por si rëndomtë servirur më parë përmes korrierësh që hynë e dalin të kuyzhina e stacionit të trenit si gjellë qensh, u vendos fillimisht me një turravrap nga prokurori dhe gjyqtari i seancës, pezullimi i anëtares së kabinetit qeveritar.
Një masë absurde që pezulloi funksionin, jo thjeshtë personin. Prandaj edhe nuk ka ndodhur kurrë në botë një budallëk i kësaj natyre.
Thjesht njoftimi i akuzën, në rrugën e shtrembër që është bërë rëndon në rrugën hekurudhore të stacionit të trenit, mjaftoi që Belinda Ballukut të dëgjoheshin të gjitha dallgët e urrejtjes.











