• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Lufta në Iran/ Rritet çmimi i naftës në Kosovë, një litër arrin në 1.5 euro

8 Mars, 2026
tek Kosova, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimi i naftës në Kosovë po rritet dhe në disa pika karburanti ka arritur deri në rreth 1.45 euro për litër. Deri të shtunën, dizeli shitej nga 1.23 deri në 1.44 euro, ndërsa benzina nga 1.24 deri në 1.34 euro për litër.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tha për Kosovapress se ndonëse tregu i derivateve në vend mbetet i stabilizuar, situata ndërkombëtare po ndikon në çmime.

“Arsyet e rritjes së çmimeve të naftës janë lufta në Iran, rritja e tensioneve, rreziku për ndërprerje të prodhimit dhe problemet në ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të kalimit të naftës në botë. Çdo problem në atë koridor reflektohet në tregjet globale dhe reflekton edhe te ne në Kosovë. Nëpër këtë koridor më parë kanë kaluar me qindra anije në ditë, por tani nuk kalojnë më shumë se 4 deri në 5 në ditë, dhe ato me rrezikshmëri të madhe”, tha ai.

Lexo edhe:

“Nga revulucioni imagjinari i flamingove më pëlqejnë memet”, Rama ironizon pankartat në protestë: Të preferuarat janë shumë të nxehta, s’i postoj dot

Tërmeti 7.8 ballë godet Filipinet,15 viktima dhe dhjetëra të lënduar, alarm për cunami

Megjithatë Berjani thotë se nuk ka arsye për shqetësim, pasi në Kosovë ka mjaftueshëm derivate dhe çmimet, sipas tij, mbeten ndër më të ulëtat në rajon.

Sidoqoftë siç raporton Kosovapress, rritja po ndihet menjëherë në xhepat e qytetarëve dhe në shumë sektorë të ekonomisë.

Taksisti Nuha Rama thotë se çdo ditë e ka më të vështirë të nxjerrë fitim.

“Nafta është rreth 1 euro e 45 centë. Ne e kemi 2 euro startin për 1 kilometër e gjysmë. Nëse ngec në kolonë, pasagjeri zbret dhe thotë ‘s’kam më shumë se dy euro’. Ndodh që rrimë edhe 3-4 orë në kolonë dhe mezi nxjerrim diçka”, thotë ai.

Edhe qytetarët e tjerë thonë se rritja e çmimit të naftës po reflektohet në gjithë jetën e përditshme. Akif Bllaca thotë se për një vend si Kosova, ku të ardhurat janë të ulëta, çdo rritje e tillë ndihet shumë.

“Rritja e çmimeve të naftës për shtetet e pasura nuk ndikon shumë, por për shtete si i yni, që jemi më të varfër në Evropë, kjo ka ndikim të madh. Kjo lidhet edhe me çmime të tjera, si të bukës, miellit dhe gjitha të tjera. Me pensionet që kemi nuk e dimë si do t’ia dalim, se kerret i kanë ata të pasurit. A të ndikojë, ndikon drejtpërdrejt në ekonominë tonë, ato që nuk mund t’i përballojmë ne. Me naftën dhe me rrymën, të gjitha çmimet po shtrenjtohen”, thotë ai.

Tags: cmimi i nafteskosovelufta

Nga Kategoria

Kryesore

“Nga revulucioni imagjinari i flamingove më pëlqejnë memet”, Rama ironizon pankartat në protestë: Të preferuarat janë shumë të nxehta, s’i postoj dot

8 Qershor, 2026
Bota

Tërmeti 7.8 ballë godet Filipinet,15 viktima dhe dhjetëra të lënduar, alarm për cunami

8 Qershor, 2026
Kryesore

Rama ndan PAMJET dhe rikujtojn futjen e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës: Rezultat i punës sonë

8 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Nga revulucioni imagjinari i flamingove më pëlqejnë memet”, Rama ironizon pankartat në protestë: Të preferuarat janë shumë të nxehta, s’i postoj dot

8 Qershor, 2026

Tërmeti 7.8 ballë godet Filipinet,15 viktima dhe dhjetëra të lënduar, alarm për cunami

8 Qershor, 2026

Rama ndan PAMJET dhe rikujtojn futjen e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës: Rezultat i punës sonë

8 Qershor, 2026

Lindja e Mesme në prag të një përshkallëzimi të ri, Izraeli godet Iranin pas sulmeve me raketa të Teheranit

8 Qershor, 2026

“Tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet impulsive”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

8 Qershor, 2026
Kushtet e qëndrueshme të motit dhe ndryshimet e vranësirave, parashikimi për këtë të dielë

E hëna me mot të qëndrueshëm, reshje të dobëta në zonat malore

8 Qershor, 2026

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në Kansas, 9 persona të plagosur

7 Qershor, 2026

Juventus favorit për Goretzka, bardhezinjtë nisin kontaktet për mesfushorin gjerman

7 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.