• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 26 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Pirro Vengu i kalon stafetën ministrit të ri të Mbrojtjes: Shqipëria është në duar të sigurta! Nufi: Do të punoj për të forcuar kapacitetet e sigurisë

7 Mars, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Sot u mbajt ceremonia zyrtare e kalimit të stafes në Ministrinë e Mbrojtjes, ku Ermal Nufi mori detyrën e ministrit të ri nga Pirro Vengu. Në fjalën e tij, Vengu theksoi se sot mbyll një kapitull shërbimi dhe hap një të ri me të njëjtën përgjegjësi dhe betim ndaj Republikës, duke kujtuar rëndësinë e Ministrisë si një shtyllë e shtetit dhe vend ku siguria përkthehet në disiplinë, sakrificë, profesionalizëm dhe besnikëri ndaj atdheut.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Vengu: Sot po mbyll një kapitull shërbimi dhe po hap një tjetër, me të njëjtën përgjegjësi, me të njëjtin betim ndaj Republikës. Ministria e Mbrojtjes është një shyllë e shtetit, është vendi ku fjala siguri përkthehet çdo ditë në disiplinë, sakrificë, profesionalizëm dhe besnikëri ndaj atdheut. Në më pak se dy vite kemi forcuar kapacitetet tona, kemi ndërtuar aftësi reaguese, kemi rindezur motorët e industrisë ushtarake, kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm.

Siguria e Shqipërisë mbrohet si në terren ashtu dhe në tryeza të tjera diplomatike dhe politike, në detyrën e re do ta mbaj gjithmonë me vete frymën e kësaj ministrie. Qartësi në qëllim, disiplinë në  veprim dhe besnikëri ndaj interesit kombëtar. Lufta është një tragjedi, por përgatitja për luftim është e domodoshme, për të ndalur armët duhen armë dhe këtu qëndron pesha morale e misionit tuaj. Nuk ka nder më të madh se sa t’ia dedikosh jetën diçkaje që na tejakon të gjithëve. Dhe kjo ministri e di shumë mirë çmimin e kësaj përgjegjësie.  Pas çdo uniforme ka një histori dhe pas çdo plage ka një qenie njerëzore që meriton të dëgjohet. Kam fatin t’ia dorëzoj stafetën një miku dhe bashkatdhetari të mirë. Institucioni është i fortë, Shqipëria është në duar të sigurta dhe misioni vazhdon. Këtë ministri e lë me shumë respekt, misionin e vazhdoj me të njëjtin përkushtim. Faleminderit për besimin.

Lexo edhe:

Trump reagon për sulmin me të shtëna: Një njeri i sëmurë! Autori u neutralizua nga Shërbimi Sekret

Familjarët alarmuan policinë pasi s’po ktheheshin në shtëpi, si ndodhi tragjedia në Lezhë, kush është 20-vjeçarja me të atin që u gjetën të vdekur në makinë

Ndërsa ministri i ri, Ermal Nufi theksoi rëndësinë e vazhdimësisë dhe respektit për ata që kanë shërbyer më parë, duke vlerësuar sakrificat e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura. “Shërbimi ndaj atdheut është detyrë që s’vjen pa sakrifica, është privilegj që të bën krenar gjithmonë,” tha Nufi, duke theksuar se do të punojë ngushtë me të gjithë për të forcuar kapacitetet e sigurisë së vendit dhe përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Nufi: Çdo dorëzim detyre është të dimë që institucionet forcohen mbi vazhdimësinë dhe respektin e atyre që kanë shërbyer para nesh. Strategjia ndërtohet çdo ditë nga njerëzit që punojnë, burrat e gratë që veshin uniformën, komandatët që marrin vendime të vështira. Sot dua të shpreh respektin tim më të thellë për çdo pjesëtarë të Forcave të Armatosura. Ju mbroni territorin e vendit tonë, garantoni sigurinë e qytetarëve tanë, përfaqësoni Shqipërinë me nder. Aleatët tanë kanë dëshmuar profesionalizmin e tyre duke dekoruar, njohur kontributet në të cilët kemi edhe dëshmorë. Shqipëria e ka treguar që s’është vetëm kontribuese. Në familjen time ka pasur burra e gra që kanë shërbyer në forcat e këtij vendi, që kanë sakrifikuar jetën e familjen. Shërbimi ndaj atdheut është detyrë që s’vjen pa sakrifica, është privilegj që të bën krenar gjithmonë. Nuk vij në ministri për të punuar vetëm. Do të punoj ngushtë me të gjithë për të forcuar më tej kapacitetet e sigurisë së këtij vendi.

Nga Kategoria

Bota

Trump reagon për sulmin me të shtëna: Një njeri i sëmurë! Autori u neutralizua nga Shërbimi Sekret

26 Prill, 2026
Aktualitet

Familjarët alarmuan policinë pasi s’po ktheheshin në shtëpi, si ndodhi tragjedia në Lezhë, kush është 20-vjeçarja me të atin që u gjetën të vdekur në makinë

26 Prill, 2026
Bota

Atentat ndaj Trump në darkën me gazetarët! Momenti kur Presidenti dhe JD Vance evakuohen

26 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Trump reagon për sulmin me të shtëna: Një njeri i sëmurë! Autori u neutralizua nga Shërbimi Sekret

26 Prill, 2026

Familjarët alarmuan policinë pasi s’po ktheheshin në shtëpi, si ndodhi tragjedia në Lezhë, kush është 20-vjeçarja me të atin që u gjetën të vdekur në makinë

26 Prill, 2026

Atentat ndaj Trump në darkën me gazetarët! Momenti kur Presidenti dhe JD Vance evakuohen

26 Prill, 2026

Aksident tragjik në Lezhë, babë e bijë humbin jetën pasi makina doli nga rruga

26 Prill, 2026

Rrihet me shkopinj një person në Lungomaren e Vlorës

25 Prill, 2026

Erion Veliaj përfundon me urgjencë në spital, kryen një ndërhyrje shëndetësore

25 Prill, 2026

Vjehrra ekzekuton nusen me 6 plumba në sy të foshnjës: “Më mori dashurinë e djalit”

25 Prill, 2026

Arsenal rikthehet në krye pas një fitoreje dramatike ndaj Newcastle

25 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.