• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 27 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Zgjedhjet në Kosovë, nis sot votimi i emigrantëve, mbi 100 mijë shtetas do dërgojnë votën me postë

9 Janar, 2025
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Nga sot e deri më 8 shkurt, mbi 100 mijë shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit do të mund të votojnë me postë për zgjedhjet parlamentare të Kosovës më 9 shkurt. Ndërsa më 8 shkurt, ata do të mund të votojnë fizikisht në përfaqësi diplomatike të Kosovës në 22 vende të botës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Mënyra e votimit të tyre varet nga ajo se si ata kanë zgjedhur të votojnë kur janë regjistruar si votues.

Si zhvillohet votimi?
Nga 104.924 votues që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, 84.525 prej tyre kanë zgjedhur të votojnë përmes postës, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Lexo edhe:

Kuvendi i Kosovës mblidhet të hënën, në rend dite deklarata për vendimin e Speciales

Mbahet protesta e 5 kundër vendimit të Hagës! Plisat ‘skuqin’ sheshin në Prishtinë, pjesëmarrje masive. Flakadanë dhe muzikë patriotike

Pra, 67.421 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, kurse 17.104 do ta dërgojnë pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Mërgimtarët kosovarë kanë mundësi të votojnë fizikisht më 8 shkurt në përfaqësi diplomatike dhe konsullore në vendet ku jetojnë.

Vendvotimet në përfaqësi diplomatike dhe konsullore do të jenë të hapur prej orës 07:00 deri në ora 19:00, sipas kohës lokale në vendet përkatëse.

Të drejtë vote kanë të gjitha ata që posedojnë dokumentet identifikues të lëshuara nga Kosova, si letërnjoftim, pasaportë ose lejen e vozitjes dhe që është regjistruar paraprakisht për votim.

Në rast se dokumenti identifikues i lëshuar nga shteti i Kosovës është me afat të skaduar, atyre u kërkohet ta paraqesin edhe një dokument identifikues të vlefshëm të shtetit ku jetojnë, sipas KQZ-së.

Ku do të mund të votojë mërgata e Kosovës?
Qendrat e votimit në përfaqësi diplomatike të Kosovës për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, që mbahen më 9 shkurt 2025, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë në këto shtete:

Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Mbretëri të Bashkuar, Norvegji, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi, Zvicër.

A mundet një mërgimtar të votojë në Kosovë ditën e zgjedhjeve?

Po. Një mërgimtar mund të vijë dhe të votojë në Kosovë në ditën e zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt. Ai mund ta bëjë këtë në vendvotimin e komunës së tij përkatëse.

Por, për ta bërë këtë, ai nuk duhet të jetë i regjistruar paraprakisht si votues jashtë vendit. Votuesit e regjistruar jashtë vendit, nuk e kanë emrin në listën e votuesve në Kosovë.

Më shumë rreth zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ-ja ka bërë të ditur se numri i votuesve për zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë 2 milionë e 75 mijë e 868 votues brenda dhe jashtë Kosovës. Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë.

Në fletëvotim, votuesit do të mund të zgjedhin një subjekt politik dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Ky është një ndryshim pas miratimit të Ligjit të ri për zgjedhjet. Në të kaluarën, qytetarët kanë pasur mundësinë të zgjedhin deri në pesë kandidatë.

Secila parti e certifikuar mund të ketë deri në 110 kandidatë në listën zgjedhore. Këtu mund të lexoni se cila është renditja e partive në fletëvotime.

Nga këto lista do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje.

Fushata zgjedhore do të nisë të shtunën, më 11 janar dhe për një muaj, partitë dhe kandidatët do të tentojnë t’i bindin votuesit që t’i zgjedhin ata.

Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008./REL

Tags: kosovezgjedhjet

Nga Kategoria

Kosova

Kuvendi i Kosovës mblidhet të hënën, në rend dite deklarata për vendimin e Speciales

25 Shtator, 2026
Aktualitet

Mbahet protesta e 5 kundër vendimit të Hagës! Plisat ‘skuqin’ sheshin në Prishtinë, pjesëmarrje masive. Flakadanë dhe muzikë patriotike

21 Shtator, 2026
Kosova

Vjosa Osmani në New York, takohet me djalin e Trump: Forcojmë partneritetin

20 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Screenshot

“Nuk ngopem me ty”, Rezarta Shkurta dedikim romantik për Ermal Hoxhën në 20-vjetorin e dashurisë

27 Shtator, 2026
Screenshot

Konferencë e pazakontë/ Rama u drejtohet nesër shqiptarëve nga aeroporti

27 Shtator, 2026

Modric nuk di të ndalet, kapiteni udhëheq Kroacinë drejt fitores në Pragë

26 Shtator, 2026

Spanja përmbys Anglinë në Wembley, Baena dhe Oyarzabal vendosin sfidën

26 Shtator, 2026

Shqipëria e nis me fitore Nations League, Asllani dhe Muçi vendosin ndaj Bjellorusisë

26 Shtator, 2026

Tragjedia shqiptare në Athinë: Dy bashkëshortët që humbën jetën, në pritje të fëmijës së tyre të parë

26 Shtator, 2026
Screenshot

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën autorit Elvis Shkambi

26 Shtator, 2026

Shqipëria publikon formacionin zyrtar ndaj Bjellorusisë, Maran bën zgjedhjet për Nations League

26 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.