• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 27 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Euro thellon rënien sot dhe zbret për herë të parë poshtë 96 lekëve

6 Mars, 2026
tek Ekonomi, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka mbyllur javën në rënie të mëtejshme, duke thyer për herë të parë edhe kufirin e 96 lekëve. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 95.89 lekëve, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rënia e kursit të këmbimit ka nisur të zgjerohet edhe me bazë vjetore. Krahasuar me një vit më parë, kursi Euro-Lek paraqitet në rënie me 3.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Agjentët e tregut valutor u shprehën për “Monitor” se rënia e Euros në ditët e fundit mund të shpjegohet kryesisht me këmbimet e shumta të kryera sidomos nga bizneset, që kanë konvertuar fonde të konsiderueshme nga Euro në Lek. Kjo ka rritur ofertën e monedhës europiane në tregun valutor dhe ka çuar në rënien e mëtejshme të kursit, në vijim të një tendence disavjeçare.

Lexo edhe:

“Lubizim I qeverisë”, Berisha: Rama po sfidon haptazi ndërkombëtarët

Sëmundjet si Parkinson dhe demenca mund të zbulohen deri në 7 vite para simptomave

Nga ana tjetër, aktorët shprehen se një nga arsyet që e ka ndikuar rënien e Euros është edhe një prani më e pakët e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor. Prej afërsisht dy vitesh, Banka Qendrore po blen sasi të mëdha të Euros, me qëllim ngadalësimin e tendencës rënëse të kursit. Kjo ndërhyrje është motivuar më së shumti me objektivin e inflacionit dhe me kufizimin e efektit deflacionist që vjen nga forcimi i Lekut.

Por, në këtë periudhë duket se Banka e Shqipërisë po mban një qëndrim më të tërhequr dhe e ka lejuar kursin të ndjekë rrjedhën e tij normale. Kjo mund të shpjegojë pse rënia e Euros në javët e fundit duket të jetë përshpejtuar.

Sipas të dhënave zyrtare, për nëntë muajt e parë të vitit 2025 Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej 825.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor. Kjo është vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, blerjet e valutës janë rritur me 52.2%.

Ndërkohë, për vitin 2026, Banka e Shqipërisë ka planifikuar t’i rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm dhe synon të blejë përmes ankandeve 330 – 450 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore. Objektivi i blerjeve është rritur ndjeshëm krahasuar me projeksionet në intervalin 270-350 milionë euro të parashikuar për vitin 2025.

Megjithatë, në atë pjesë të blerjeve që lidhet me ndërhyrje direkte në tregun valutor, këtë vit duket se Banka e Shqipërisë po ndërhyn më pak, ndoshta duke ndjekur rekomandimet e bëra në fund të vitit të kaluar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN)./ Monitor

Nga Kategoria

Aktualitet

“Lubizim I qeverisë”, Berisha: Rama po sfidon haptazi ndërkombëtarët

27 Prill, 2026
Kryesore

Sëmundjet si Parkinson dhe demenca mund të zbulohen deri në 7 vite para simptomave

27 Prill, 2026
Kryesore

“Ata idiotë”/ Ferit Hoxha pyetet për mesazhet fyese në prani të përfaqësuesit të RMV, çfarë deklaron ministri

27 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

LVV thërret seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, 2 kandidatë në garë

27 Prill, 2026

Mjeti lundrues pësoi defekt, autoritetet shpëtojnë mbi 100 emigrantë

27 Prill, 2026

Përmbyset makina në afërsi të një qendre tregtare

27 Prill, 2026

Kosovë/ Konjufca dhe Kollçaku tërhiqen nga kandidatura për president

27 Prill, 2026

Berisha kritikon drejtuesit e PD: Duhet të riorganizojmë partinë

27 Prill, 2026

“Lubizim I qeverisë”, Berisha: Rama po sfidon haptazi ndërkombëtarët

27 Prill, 2026

Kriza në Ngushticën e Hormuzit/ 20 mijë marinarë të bllokuar mes luftës dhe pasigurisë

27 Prill, 2026

Kurti në Kuvend: Dështimi për zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje të reja

27 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.