Një çantë e dyshimtë ka alarmuar policinë e Tiranës mbrëmjen e të hënës. Objekti u konstatuar pranë qendrës Galeria, në rrugën e Dibrës, midis Bulevardit Zogu i Parë dhe Rrugës së Barrikadave.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka thirrur njësinë anti-eksploziv për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të siguruar qytetarët.
Pritet të bëhet një shpërthim i kontrolluar i saj ndërsa pas përfundimit të verifikimeve, do të përcaktohet nëse çanta paraqiste rrezikshmëri për qytetarët ose jo.











