• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

INSTAT: Importet në janar 2026 në rënie përveç naftës, sinjale dobësimi për konsum dhe investime

24 Shkurt, 2026
tek Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Sasia e mallrave të importuar në janar 2026 tregon për një fillim viti të zbehtë për kërkesën e brendshme, si për biznesin dhe konsumatorët, duke reflektuar efektin sezonal të muajve pa turistë. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, përveç naftës të gjitha grupet e mallrave ishin në rënie në sasi në janarin 2026 në krahasim me të njëjtin muaj të 2025.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sasia totale e importeve arriti në rreth 455 mijë tonë në janar, me rritje vetëm 0.2% më shumë krahasuar me janarin 2025. Duke përjashtuar naftën sasia tjetër e mallrave nga importi shënoi rënie vjetore me 4% në janar 2026.

Rënie e importeve që lidhen me investimet

Lexo edhe:

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, pensionet dhe ndihma ekonomike mbeten shumë poshtë

Çmimi i karburanteve “në qiell”: Ryanair paralajmëron rritje rekord të çmimeve të biletave

Rënia është më e dukshme te mallrat që lidhen me investimet dhe konsumimin jo thelbësor. importet e produkteve të drurit dhe letrës ranë me 15.4%, ndërsa materialet e ndërtimit dhe metalet u tkurrën me 4.7%. Po ashtu, makineritë, pajisjet dhe pjesët e këmbimit shënuan rënie me 4.7%, duke treguar një aktivitet më të ulët investimesh dhe prodhimi në muajin janar në krahasim me njëjtën periudhë të 2025.

Pakësimi i popullsisë rezidente, rënie për mallrat e konsumit

Pakësimi i popullsisë rezidente dhe ndikimi i saj në konsum reflektohet në muajt janar dhe shkurt ku zakonisht flukset e turizmit nuk kanë nisur. Në këtë periudhe dobësimi i konsumit reflektohet te veshjet dhe ushqimet. Në janar 2026 importet e tekstileve dhe këpucëve ranë me 2.2%, ndërsa artikujt prej lëkure me 3.7%.

Sasia e importeve të ushqimeve mbeti në vendnumëro. Kërkesa për mallrat bazë të konsumit në sasi ka mbetur pothuajse në të njëjtin nivel nga një vit më parë. Kjo kategori në muajt e verës ku vijnë turistët shpesh pëson rritje dyshifrore. Meqë ushqimet, pijet dhe duhani janë mallra të konsumit të përditshëm, importet e tyre përdoren shpesh si tregues indirekt i konsumit të brendshëm.

Kategoria e vetme me rritje të fortë ishte ajo e mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë, me +8.4% Rimëkëmbja zakonisht pritet me afrimin e sezonit turistik, kur konsumi dhe importet rriten ndjeshëm./Monitor

Nga Kategoria

Ekonomi

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, pensionet dhe ndihma ekonomike mbeten shumë poshtë

21 Tetor, 2026
Screenshot
Bota

Çmimi i karburanteve “në qiell”: Ryanair paralajmëron rritje rekord të çmimeve të biletave

20 Tetor, 2026
Analizë

Bankat dhe bizneset nuk janë armiku i protestës

19 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, liderët mblidhen më 25 nëntor në Bruksel

23 Tetor, 2026

Mourinho shuan tensionet te Real Madridi, liderët e skuadrës të kënaqur me trajnerin

23 Tetor, 2026

Alarm te Bayerni, Kompany dërgohet me urgjencë në spital

23 Tetor, 2026

Tiranë/ Kërcënoi me thikë dhe i vodhi portofolin 17-vjeçarit, ndalohet 25-vjeçari! Babai dhe motra kundërshtuan policinë gjatë kontrollit të banesës

23 Tetor, 2026

New York i jep fund traditës 150- vjeçare të karrocave me kuaj në Central Park

23 Tetor, 2026

El Clásico si kurrë më parë, 38 kamera për të mos humbur asnjë detaj

23 Tetor, 2026

Juve apo United? Conte thyen heshtjen: “Nuk ka negociata të avancuara, do të vlerësoj si dhe kur të rikthehem”

23 Tetor, 2026

PSG lëviz pas dëmtimit të Kvaratskhelias, në skenë del Julián Álvarez

23 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.