• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 26 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Kurti: Nuk pranoj që Asociacioni të vendoset në qendër të raporteve Kosovë-Serbi

6 Janar, 2025
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundmi është shprehur se nuk mund të flitet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duke braktisur njohjen reciproke. Në një intervistë për KosovaPress, Kurti tha se nuk pranon që Asociacioni të vendoset në qendër të raporteve Kosovë-Serbi. Ai theksoi se në qendër të marrëveshjes bazike është së paku njohja reciproke defaco.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ai dokument [draft-statuti i Asociacionit] ka qenë i propozuar nga ndërmjetësit, i panënshkruar, dhe si i tillë ai dokument nuk ka mundur të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, prandaj besoj që duhet të përqendrohemi te marrëveshja bazike, neni 7 flet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, le të adresohet aty dhe neni 10 flet edhe për të gjitha marrëveshjet të cilat janë realizuar në të kaluarën e të cilat janë ligjërisht të obligueshme.Tani, nuk besoj që në qendër të raporteve Kosovë-Serbi është apo duhet të jetë Asociacioni, është njohja reciproke. Nuk mund të flasim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duke braktisur njohjen reciproke. Pra, në qendër të marrëveshjes bazike është së paku njohja reciproke defaco. Unë nuk e mohoj që pararendësit dy herë e kanë nënshkruar Asociacionin, më 2013 dhe 2015, nuk e mohoj një gjë të tillë, mirëpo në të njëjtën kohë nuk pranoj që të vendoset në qendër Asociacioni në raportet Kosovë-Serbi”, tha Kurti.

Kosova dhe Serbia janë dakordësuar për marrëveshjen e Brukselit në shkurt 2023, dhe Aneksit të Ohrit në mars të atij vitit, por nuk ka pasur zbatim. Kurti tha se nëse ka dështuar diçka atëherë ka dështuar referimi mbi shkeljet e marrëveshjes, sepse Serbia e ka shkelur marrëveshjen që e ka pranuar dhe më pastaj Brukseli nuk ka reaguar. Sipas Kurtit këtu është dështimi.

Lexo edhe:

Kuvendi i Kosovës mblidhet të hënën, në rend dite deklarata për vendimin e Speciales

Mbahet protesta e 5 kundër vendimit të Hagës! Plisat ‘skuqin’ sheshin në Prishtinë, pjesëmarrje masive. Flakadanë dhe muzikë patriotike

Besoj që nëse ka dështuar diçka atëherë ka dështuar referimi mbi shkeljet e marrëveshjes, sepse Serbia e ka shkelur marrëveshjen që e ka pranuar dhe më pastaj, gjyqtarët, Brukseli nuk ka reaguar. Këtu është dështimi. Nuk mund të presim zbatim të një marrëveshjeje nëse nuk ka ndëshkim për shkeljet e saj, pra përderisa një marrëveshje nuk zbatohet, ajo nuk do të duhej të shkelet dhe kjo është toleruar nga ana e Brukselit për Serbinë.Ne jemi përtej dialogut, sepse ne kemi marrëveshje. Marrëveshja bazike i ka 11 nene e 6 fjali në preambulë dhe e ka një aneks zbatimi me 12 pika. Besoj që kur flasim për dialogun duhet t’i rikthehemi marrëveshjes dhe aty ta theksojmë që Serbia nuk guxon ta shkelë marrëveshjen, duhet ta tërheqë letrën e zonjës Bernabiç si kryeministre që tha se nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës, besoj që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në kundërshtim me këtë, po ashtu edhe Bashkimi Evropian dhe përveç se ta nënshkruajmë atë marrëveshje bazike – si një siguri juridike, si një garanci për zbatim, do të duhej që sa më parë të dorëzohej Millan Radoiçiç kryekrimineli serb i cili na e vrau rreshterin policor Afrim Bunjaku, hero i Kosovës”, thotë Kurti.

Tags: kurti

Nga Kategoria

Kosova

Kuvendi i Kosovës mblidhet të hënën, në rend dite deklarata për vendimin e Speciales

25 Shtator, 2026
Aktualitet

Mbahet protesta e 5 kundër vendimit të Hagës! Plisat ‘skuqin’ sheshin në Prishtinë, pjesëmarrje masive. Flakadanë dhe muzikë patriotike

21 Shtator, 2026
Kosova

Vjosa Osmani në New York, takohet me djalin e Trump: Forcojmë partneritetin

20 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Screenshot

Tragjedia shqiptare në Athinë: Dy bashkëshortët që humbën jetën, në pritje të fëmijës së tyre të parë

26 Shtator, 2026
Screenshot

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën autorit Elvis Shkambi

26 Shtator, 2026

Shqipëria publikon formacionin zyrtar ndaj Bjellorusisë, Maran bën zgjedhjet për Nations League

26 Shtator, 2026

Manchester City thyen heshtjen, Al Mubarak: “Shumë duan të ndalin hovin e klubit”

26 Shtator, 2026

Alarmi rezulton i rremë për Mbappé, ja sa do të qëndrojë jashtë fushave

26 Shtator, 2026

Vrau të shoqen dhe u braktis nga familja, vetëvritet në burg Agron Llapushi

26 Shtator, 2026

Autobusi me turistë shpërthen në flakë në hyrje të tunelit të Elbasanit

26 Shtator, 2026

Mijëra qytetarë në Madrid protestojnë për krizën e emigrantëve, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

26 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.