• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 28 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Ukraina bllokon kalimin e gazit rus në Evropë, rriten çmimet

4 Janar, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimet e gazit në Evropë janë rritur pasi Ukraina ndaloi kalimin e gazit rus përmes territorit të saj drejt Bashkimit Evropian. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, Moska dikur përmbushte mbi një të tretën e nevojave të Evropës. Kontinenti evropian megjithatë ka arritur të heqë dorë nga gazi rus pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022.Çmimet e gazit me shumicë në Evropë u rritën të enjten në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2023. Rritja ndodhi pas vendimit të Ukrainës që ndaloi kalimin tranzit të gazit rus përmes territorit të saj drejt Evropës nga 1 janari. Moska do të humbasë mbi 5 miliardë dollarë në vit. Ukraina do të humbasë rreth 800 milionë dollarë që i siguronte nga tarifat. Megjithatë, ndikimi në Evropë do të jetë i kufizuar, thotë analisti Thomas O’Donnell.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Të gjithë kanë qenë të përgatitur për këtë. Sigurisht, ka fitues dhe humbës deri në një pikë të caktuar. Disa vende si Sllovakia, Hungaria dhe Austria janë më të varura nga kjo se të tjerat. Ato nuk do të kenë mungesa gazi, por do të duhet të paguajnë më shumë, siç po bëjnë gjithë të tjerët”, thotë zoti O’Donnell nga Qendra ‘Wilson’.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha muajin e kaluar se ai nuk do t’i jepte më Rusisë “mundësinë për të fituar miliarda dollarë”, ndërsa forcat e saj vazhdojnë agresionin në tokën e Ukrainës. Kryeministri sllovak Robert Fico është i afërt me Presidentin rus Vladimir Putin. Të dy u takuan në Moskë muajin e kaluar.Kryeministri Fico e kundërshton mbështetjen perëndimore për Kievin. Gjatë një fjalimi që mbajti të mërkurën, pasi Ukraina ndërpreu kalimin e gazit rus, zoti Fico akuzoi bllokun evropian për sakrifikimin e interesave të anëtarëve më të vegjël për ato që ai i quajti qëllime “të pakuptimta” gjeopolitike

Lexo edhe:

Dy të vrarë në një sulm në një shkollë në Brandenburg të Gjermanisë

Italia përgatit paketën e re ushtarake për Ukrainën

.“Kjo do të ketë ndikim drastik për të gjithë ne në Bashkimin Evropian, por jo për Federatën Ruse”, tha kryeministri Fico.Në realitet, Bashkimi Evropian e ka ulur tejmase varësinë e tij nga gazi rus, pjesërisht falë rritjes së madhe të importeve të gazit nga Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2024 importet e gazit rus përmes Ukrainës përbënin rreth 5% të furnizimeve totale të Evropës. Një pjesë e gazit u dërgua në Evropën Perëndimore përmes Sllovakisë që, sipas analistit O’Donnell, shpjegon shqetësimet e kryeministrit sllovak.

Sllovakia fitonte rreth gjysmë miliardë dollarë nga tarifat e kalimit të gazit rus përmes sistemit sllovak të tubacioneve”, thotë zoti O’Donnell nga qendra ‘Wilson’.

Përpara fillimit të agresionit rus në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, firma shtetërore ruse ‘Gazprom’ ishte furnizuesi më i madh i gazit në Evropë. Sipas analistit O’Donnell, udhëheqësi rus Putin e llogariti gabim përgjigjen e Evropës ndaj luftës në Ukrainë.

“Presidenti Putin e portretizon veten si një nacionalist i madh rus. Ky nacionalist i madh rus sapo humbi një nga bizneset më të mëdha që Rusia ka pasur ndonjëherë”.

Rrugët e tjera të furnizimit të Moskës për në Evropë janë të kufizuara. Tubacioni ‘Yamal-Evropë’, përmes Bjellorusisë, u mbyll në vitin 2022. Disa muaj më vonë, gazsjellësi ‘Nord Stream’ nën Detin Baltik për në Gjermani u sabotua. Rusia është ende në gjendje të furnizojë me gaz Hungarinë, Turqinë dhe Serbinë përmes tubacionit ‘TurkStream’./ VOA

Nga Kategoria

Bota

Dy të vrarë në një sulm në një shkollë në Brandenburg të Gjermanisë

27 Gusht, 2026
Bota

Italia përgatit paketën e re ushtarake për Ukrainën

27 Gusht, 2026
Bota

Helikopteri përplaset me kabllot e teleferikut në Itali, dy persona humbin jetën në aksidentin tragjik

27 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Barcelona merr 3 pikët ndaj Athletic Bilbaos, Rodri debuton me fanellën blaugrana

27 Gusht, 2026

Defekt i rëndë në linjën kryesore të UKT, pa ujë disa zona të Tiranës

27 Gusht, 2026

Egnatia përmbyset në Norvegji, humbet Europa League por vazhdon në Conference

27 Gusht, 2026

Tensione në ditën e 89-të të tubimit në Tiranë/ Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë edhe protestuesit e tjerë

27 Gusht, 2026

Aksident tragjik në Lezhë, “Audi” përplas 12 vjeçarin që lëvizte me monopatinë! Fëmija ndërron jetë rrugës për në spital

27 Gusht, 2026

SHBA, tragjedi në familjen shqiptare/ Florida, vdesin tre fëmijët pas zjarrit në banesë

27 Gusht, 2026

Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit

27 Gusht, 2026

Shorti i Champions League dhuron superduele, gjigantët europianë përballen që në fazën e ligës

27 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.